Malishevës i është shtuar edhe një doktor shkence.
Fitim Kastrati nga Balinca, i ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në fushën e biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore
Në postimin e tij, ai shpreh mirënjohje të veçantë për mentorin e tij Prof. Bekim Gashi, bashkëpunëtorët dhe familjen që e mbështetën pa kushte në çdo hap të këtij suksesi.
“Me kënaqësi të veçantë dëshiroj të ndaj me ju lajmin se sot kam përfunduar studimet e doktoratës dhe kam mbrojtur me sukses temën time të doktoratës. Pas një udhëtimi kërkimor sfidues dhe pasionant, plot përkushtim, netë të gjata pune dhe përvoja të vlefshme akademike, jam më se i lumtur për këtë arritje. Ky udhëtim akademik ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme e rritjes profesionale dhe personale. Jam thellësisht falënderues për mbështetjen e vazhdueshme mentorit tim Prof. Bekim Gashi dhe të gjithë bashkëpunëtorëve për kontributin e dhënë. Jam mirënjohës familjes sime për mbështetjen e pakusht, duke më qëndruar pranë në çdo hap të këtij rrugëtimi, jo gjithmonë të lehtë por çdoherë frymëzues. Pa ju, ky sukses i imi do të ishte i pamundur!”, ka shkruar ai.