Fitim Januzi, arsimtari i Historisë që kapi ditarin për herë të parë para 18-vitesh

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu” Kërpimeh po vazhon me prezantimin e mësimdhënësve.

Së fundmi ka preznatuar arsimtarin e Historisë, Fitim Januzi, i cili ka nisur punën në vitin 2006, shkruan Albanianeducation.net.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtarin e Historisë, Fitim Januzi!

- Advertisement -

U lind në fshatin Revuq. Shkollën fillore e kreu në Kërpimeh, ndërsa të mesmen në Podujevë!

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Histori – Edukatë Qytetare!

Punën në arsim e filloi në vitin 2006 në shkollën tonë, ku edhe punon aktualisht.

Gjithashtu profesionin e ushtron edhe në shkollën fshatit Metehi!

Përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon kontributin e tij edhe në aktivitete tjera së bashku me nxënësit tanë!