E diel, 8 Shtator, 2024

Fiqiri Çifliku: Që lëvizjet paralele me detyrim të mos kthehen në “makth” për mësuesit dhe drejtuesit

- Advertisement1-

“Shteti ka përgjegjësi për çdo mësues që preket nga lëvizjet paralele me detyrim. Mjafton që MAS dhe AKAP të marrë masa dhe për të mos qenë personi që vetëm evidentoj, po jap edhe dy mundësi zgjidhje”- Nga Fiqiri Çifliku.

NË JETË NUK EKZISTOJNË ZGJIDHJE. KA VETËM FORCA NË LËVIZJE: MJAFTON T’I GJESH DHE ZGJIDHJET VIJNË VETVETIU.

- Advertisement -

Në urdhrin nr. 31, datë 28.1.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, e ndryshuar, kreu III në nenin 7 ishte parashikuar që regjistrimi në klasën e parë të mbyllej në dy javët e fundit të muajit qershor, me përjashtim të rastit kur fëmija ndryshon vendbanimin deri në ditën e fillimit të shkollës.

Në nenin 12, përcaktoheshin procedurat e regjistrimit në klasën e dhjetë të gjimnazit dhe duhet të kryhej në dy javët e para të muajit korrik.

Me ndryshimet më të fundit në rregulloren e sipër cituar, regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë apo në klasat e ndërmjetme, kryhet nëpërmjet portalit e-albania, sipas afateve të përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar. Për këtë vit regjistrimi ka filluar në datën 8 Korrik dhe do të vijojë deri në 31 gusht 2024.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Të paktën tradita shqiptare kështu ka qenë dhe është. Në shumë raste nxënësit regjistrohen me fjalën e dhënë dhe në ditën e parë të shkollës prindërit, gjyshërit etj., çojnë “letrat”.

Këtë vit ndryshe nga të tjerët ky proces do të krijojë probleme, nëse nuk ndërhyhet në kohë nga “segmentet” përkatëse, për shtyrjen në kohë të vlerësimit të dosjeve të mësuesve që nuk plotësojnë ngarkesën ose nuk kanë numrin e mjaftueshëm të nxënësve sipas udhëzimit nr. 14, datë 10.7.2023, “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar .

Udhëzimi nr. 8, datë 3.5.2024, “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, ka rregulluar procedurat për rastet kur në shkollë mbyllen vendet e punës për shkak të rënies së numrit të nxënësve në klasë apo mungesës së orëve në profilin përkatës.

- Advertisement -rrrrrrr

Për këtë vit sipas shkresës së AKAP, afatet e kryerjes së procedurave të vlerësimit për mësuesit që dalin pa ngarkesë mësimore dhe janë të detyruar të kryejnë lëvizje paralele tashmë janë mbyllur në 15 korrik 2024, ndërkohë që regjistrimet kishin vetëm një javë që kishin filluar dhe do të vijojnë në tërë këtë zheg vere.

Duke marrë në konsideratë këtë, lind pyetja: po i largojmë mësuesit nga sistemi, me parashikim, numra paraprak apo mbështetur në të dhëna konkrete dhe të sakta për numrin e nxënësve dhe klasave që formohen në secilën shkollë???

A duhet MAS ta rishoh gjithë këtë proces, këto afate që ndërlidhen me njëra-tjetrën e që duhet të vijojnë në çdo rast pas përfundimit të regjistrimeve dhe formimit të klasave?

Shteti ka përgjegjësi për çdo gjë që ndodh e duhet të marrë mbi veten peshën për penalitetet, stresin dhe vështirësitë që mund të pësojë qoftë edhe një mësues i vetëm që preket nga këto situata.

Është fare e thjeshtë, ka zgjidhje për këtë situatë, mjafton që MAS dhe AKAP të marrë masa dhe sigurisht për të mos qenë personi që vetëm evidenton po jam edhe dy mundësi zgjidhje:

Të kryej regjistrimet në arsimin parauniversiar në kohë të përshtatshme (ndoshta nga marsi në 30 qershor) dhe më tej të zhvillojë procedurat për mësuesit që nuk plotësojnë ngarkesën mësimore.
Të kryej procedura paraprake të vlerësimit të dosjeve e të konfirmohet çdo lëvizje pasi të jetë mbyllur procesi i regjistrimit.

Në këtë mënyrë do të evitohen shumë problematika për revokimin apo anulimin e vendimeve që në shumicën e rasteve nuk mbështeten tek procedurat ligjore të shkëputjes së marrëdhënieve të punës sipas Kodit të Punës. Në çdo rast janë rrezik për shtimin e barrës financiare, për shkak të penaliteteve të cilat rrjedhin nga vendimet e gjykatave ky zyrat arsimore janë palë.

Do të ulte stresin dhe përjetimet negative të mësuesve që për shumë arsye mund të përfshihen në këtë proces. Sigurisht janë qenie njerëzore dhe duhen trajtuar sitë tillë, me durim dhe duke i sqaruar në çdo hap.

Nuk pretendoj që këto të jenë mundësitë e vetme dhe më të mirat, me siguri MAS ka ekspertë shumë më të mirë që duhet ta trajtojnë këtë çështje. Nuk ka asnjë kosto financiare apo tjetër, u shkon në ndihmë të gjithëve.

Uroj shumë dhe shpresoj që të bëhet më mirë në vijim për të gjithë.

©Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...