E enjte, 22 Shkurt, 2024

Filmi “Zgjoi” fitues i dyfishtë në festivalin “Seminci” në Spanjë

- Advertisement1-

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Seminci” ka ndarë dy çmime për filmin nga Kosova “Zgjoi”.


Protagonistja në film, aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit.

- Advertisement -

Ndërsa, filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka fituar po ashtu çmimin “Fundos” në Festivali Ndërkombëtar të Valladolidit që u mbajt në Spanjë.

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, është shprehur aktorja Gashi gjatë pranimit të çmimit.

- Advertisement -

Ndërkohë, rikujtojmë që “Zgjoi” deri tani ka fituar disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare, teksa edhe është nominim për “Oscars 2022”, nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E jashtëzakonshme: 39-vjeçari boshnjak flet 73 gjuhë

Muhamed Mešić është një njeri me talent të jashtëzakonshëm gjuhësor që flet më shumë...

4 elementet më të rëndësishme për karrierë

Udhëheqësi duhet të jetë gjithnjë i përgjegjshëm për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplotë dhe të...

Një ilustrim që ka habitur dashamirët e enigmës: A mund ta gjeni pjesën që përshtatet në piramidë?

Disa enigma janë të lehta për t’u zgjidhur, por disa janë krijuar për t’ju...

Hyn në fuqi rregullorja e re e BQK-së: Nga sot bankat nuk do të mund t‘i “vjelin” qytetarët

Nga sot të gjithga bankat , janë të obliguara që t‘i ju mundësojnë qytetarëve...