E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Fillon sot: Ky është vendi i parë në botë që nis vaksinimin te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

- Advertisement1-

Që nga mëngjesi i sotëm fëmijët prej 12 deri në 15 vjeç në Izrael kanë filluar të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19).


Në kuadër të vendimit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në mesin e personave që do të vaksinohen kundër COVID-19 janë përfshirë edhe fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

- Advertisement -

Fëmijët e përfshirë në këtë grup moshë kanë filluar të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Në Izrael i cili në proporcion me popullatën është vendi ku janë aplikuar më shumë vaksina kundër COVID-19 në botë, ka 600 mijë fëmijë të moshës 12-15 vjeç.

Ky vend i cili ka një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë deri më sot 5 milionë e 455 mijë persona e kanë marrë dozën e parë ndërsa 5 milionë e 137 mijë të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Falë vaksinimit Izraeli ka arritur të vendosë nën kontroll pandeminë dhe që nga muaji shkurt në vend kanë filluar të lirohen masat kundër COVID-19. Në këtë vend më 19 prill është hequr edhe detyrimi i vendosjes së maskës në ambientet publike

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...