E diel, 23 Shkurt, 2025

Fillon provimi i maturës, nis edhe shpërndarja e testit në rrjete sociale

- Advertisement1-

Sot maturantët e të gjitha shkollave në vend janë duke iu nënshtruar testit të maturës.

KosovaPress ka qenë në shkollën “Faik Konica”, ku nxënësit nuk janë lejuar të hyjnë brenda me telefona, me kërkesën e administratorëve që këto pajisje të dorëzohen tek hyrja.

- Advertisement -

Në shkollën “Faik Konica” janë duke iu nënshtruar testit maturantët e gjimnazit “Xhevdet Doda”. Në të gjithë vendin këtij testi janë duke iu nënshtruar rreth 22 mijë maturantë në 171 qendra testimi, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit janë rreth 1600 administrator.

Megjithatë, përkundër se është thënë se po punohet për të parandaluar kopjimin, testi i maturës ka filluar të shpërndahet në rrjete sociale.
Me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një grup punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MAShTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...