Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i shkollës dhe sallës së Edukatës Fizike në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Vlera financiare e këtij projekti është 1,200,000.00 euro.
Njoftimi i saj:
Edhe një objekt i ri shkollor.
Kësaj radhe, kemi vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të shkollës si dhe sallës së Edukatës Fizike në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Vlera financiare e këtij projekti është 1,200,000.00 euro.
Bashkë me kryeministrin Kurti uruam mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe banorët e Ponoshecit dhe i njoftuam se po punojmë me një qasje shumëdimensionale që ta përmirësojmë arsimin në vend.
Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i kësaj qeverisje.
Andaj, krahas politikave arsimore, po vazhdojmë ta përmirësojmë infrastrukturën shkollore duke e ditur rolin e rëndësishëm që ka ambienti shkollor në mësimdhënie e mësimnxënie.
Si Ministri e Arsimit jemi duke punuar me përkushtim të madh në mënyrë që, secila shkollë e secili mësues, të jetë i gatshëm dhe i motivuar për t’u ndihmuar fëmijëve që të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë.
Vazhdojmë me investime tjera.