E diel, 23 Shkurt, 2025

Fillon nata polare, ky qytet nuk do ta shohë dritën e diellit për 65 ditë

- Advertisement1-

Barrow, qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit, për dy muajt e ardhshëm.


Qyteti i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

- Advertisement -

Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.

“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik.”, – është shprehur meteorologu i CNN Allison Chinchar.

Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil. Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendodhjes larg në veri.

E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...