Fillon mbajtja e testit “PISA 2025”, pjesëmarrës rreth 7 mijë e 300 nxënës nga Kosova

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot ka filluar mbajtja e testit ndërkombëtar “PISA 2025”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Nagavci ka njoftuar se këtë vit, testimi do të zhvillohet në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7,300 nxënës pesëmbëdhjetëvjeçarë.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Filloi sot mbajtja e testit ndërkombëtar “PISA 2025”

Këtë vit, testimi do të zhvillohet në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7,300 nxënës pesëmbëdhjetëvjeçarë. Fokusin kryesor këtë herë e ka shkenca dhe mjedisi, ndërsa testi do të zgjasë deri më 30 maj. Për herë të parë, testi PISA në Kosovë do të realizohet tërësisht në mënyrë digjitale 💻.

- Advertisement -

Në funksion të një organizimi sa më të mirë, kemi caktuar koordinatorët, përgatitur udhëzuesit dhe ndërmarrë një sërë veprimesh përgatitore. Përgjatë katër viteve të fundit kemi qenë të përkushtuar në rritjen e cilësisë 📚 në arsim, duke reflektuar mbi gjetjet e mëparshme të testit PISA dhe duke vepruar konkretisht në disa drejtime:

✅Kemi promovuar barazinë në arsim, me bindjen se cilësia duhet të jetë e qasshme për të gjithë, pa dallim.

✅Kemi nxitur mendimin kritik, kreativitetin dhe vendimmarrjen e pavarur te nxënësit.

✅Kemi digjitalizuar një sërë procesesh në sistemin arsimor, për t’iu përshtatur realitetit bashkëkohor.

✅Kemi rishikuar tekstet shkollore për t’i bërë më funksionale dhe më të përshtatshme për nevojat e nxënësve të sotëm.

✅Për herë të parë, kemi ndarë me shkollat rezultatet e testimit të kaluar, duke mundësuar reflektim dhe adresim më të mirë të sfidave.

✅Kemi organizuar vizita në shkolla dhe kemi mbajtur konferencën “Ndikimi i PISA-s në informimin e politikave arsimore në Kosovë” – një moment kyç për reflektim dhe veprim konkret përpara testimit të këtij viti.

Për të parë nga afër procesin e testimit dhe për të shprehur mirënjohjen time për të gjithë ata që po kontribuojnë në mbarëvajtjen e tij, vizitova sot Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj.

Të gjithë nxënësve pjesëmarrës në PISA 2025, ju uroj shumë suksese!