Fillojnë provimet pranuese në disa drejtime të Universitetit të Prishtinës – flet rektori Qerim Qerimi

- Advertisement -

Kanë filluar provimet pranuese në Universitetin e Prishtinës ku në tetë fakultete janë drejtuar maturantët aplikantë. Rektori i UP-së tha se janë harmonizuar programet me tregun e punës, mirëpo të kundërtën e thonë njohësit e çështjeve të arsimit.

- paragrafi 1 -

Disa fakultete të Universitetit të Prishtinës kanë qenë më të frekuentuera të enjten.

- Advertisement -

Kjo pasi kanë nisur provimet pranuese për studentët që kanë aplikuar në UP.

Ata kanë treguar drejtimet që kanë zgjedhur.

“Kam apliku në Fakultetin Filozofik për shkenca politike, e pastaj në vitin e tretë me vazhdu për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”, ka thënë Edonë Mazreku, e cila ishte maturante.

- Advertisement -

“Unë jam i lidhur me sportin dhe psikologjia ka të bëjë shumë me futbollin, gjë që më ka shty edhe ta studioj më shumë këtë drejtim”, ka thënë Muhamet Pllata.

Rektori i Universitetit të Prishtinës po thotë se për këta studentë është bërë edhe harmanizimi ndërmjet programeve dhe tregut të punës.

“Është një prej parimeve kryesore që ne e ndjekim kur bëjmë përcaktimin dhe strukturojmë programet arsimore, sigurisht edhe në kuptimin formal, nevoja e lidhjes e programeve tona me tregun është diçka e domosdoshme”, bëri të ditur Rektori i Univeristetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Mirëpo, ndryshe nga rektori mendojnë ekspertët e arsimit.

“Vëmendja ekskluzive e UP-së duhet të jetë tek student, të përditësoj ofertën e studimeve, të jetë më shumë në përputhje me tregun e punës dhe më e rëndësishmja të gjeneroj punësim për studentët”, ka thënë Rinor Qehaja nga Instituti “Ed Guard”.

Provimet pranuese gjatë së enjtes u mbajtën në tetë fakultete, ndërsa në të tjerat pritet të mbahen gjatë ditëve në vazhdim./RTV Dukagjini