Fidan Ibrahimi, me prejardhje nga Koshtova e Mitrovicës, përgjatë angazhimit të tij ka mbajtur pozita të ndryshme, që nga shërbimi si ligjërues në UP e deri si diplomat karriere e tani së fundmi konsull në Frankfurt të Gjermanisë.
Si konsull ai po angazhohet për mësimin e gjuhës shqipe atje dhe për prezervimimin e identitetit kombëtar.
Së fundmi Fidan lbrahimi në vazhdën e takimeve për zgjerimin e aktiviteteve të mësimit plotësues të shkollës shqipe në Landin e Hessen-it, ka pritur në takim kryetarët e shoqatave: “Bashkimi Kombëtar” Offenbach, shoqatës “Dardania” Wiesbaden, shoqates “Migjeni” Eschbörn, shoqatës “Kosova” Acchaffenburg dhe shoqatën “Kosova” Fulda si dhe anëtarë të tjerë të këtyre shoqatave, ku pjesëmarrësit u pajtuan se do të angazhohen maksimalisht që të bëhet e mundur hapja paraleleve edhe në Frankfurt, Wiesbaden, Fulda, dhe në Acchaffenburg, shkruan Mitrovicasot.
Tutje, përfaqësuesit e shoqatave pjesëmarrëse u pajtuan që të krijohet një shoqatë për arsimin e gjuhës shqipe e cila qëllim kryesor do të ketë ruajtjen e identitetit kombëtar, identifikimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.