Vajza e Granit Xhakës, Ayana, feston sot dy vjetorin dhe nuk mund të mungonte një urim nga ylli i futbollit me origjinë shqiptare.
“Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i bukur. Ende nuk mund ta besoj se je 2 vjeçe tashmë. Jam mëse i bekuar që kam vajzën më të mirë bashkë me motrën tënde të vogël. Kjo është gjithçka që një baba kërkon.
Do jem pranë teje gjithmonë. Të DUA. “, – shkruan ai.
Kujtojmë se në prill të këtij viti, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan sërish me një vajzë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.
Graniti është shprehur më shumë se i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.
“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.
Ylli i Arsenalit nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory ka ndarë me të gjithë tatuazhin e ri në krah, emrin e vajzës së porsalindur – Laneya. Ai gjithashtu ka tatuazh dhe emrin e Anayës.
View this post on Instagram