E diel, 23 Shkurt, 2025

Festivali i Librit Shqip, promovohet letërsia shqipe në Toronto të Kanadasë

- Advertisement1-

Në Toronto të Kanadasë u zhvillua Festivali i Librit Shqip.

Festivali u organizua nga shoqata “Alternativa Shqiptaro-Kanadeze për Zhvillim”. Ky festival libri siç shprehen dhe organizatorët ka si synim promovimin e trashëgimisë dhe kulturës letrare të kombit tonë nëpërmjet librit shqip.

- Advertisement -

Ky projekt është i pari i këtij lloji në fushën e letrave shqipe që organizohet në Toronto, ku ka gjetur entuziazmin dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar. Në dy ditë intensive të panairit, u prezantuan 750 tituj librash, nga 81 shtëpi botuese dhe 388 autorë, duke e bërë një projekt unikal në llojin e tij, në të gjithë Amerikën e Veriut.

Anxhela Paparizo, drejtore për Artin dhe Kulturën në bordin drejtues të organizatës, tha se ky festival libri është më tepër se një paradë e letrave shqipe në një vend të huaj.

“Ky është një shans për të zhvilluar më tej letërsinë shqipe në komunitetin shqiptar në Amerikën e Veriut dhe për të mbajtur gjallë dashurinë për gjuhën tonë të bukur shqipe”, u shpreh Paparizo.

Ajo falënderoi më tej gazetarin Enkel Demi, fitues i çmimit të Panairit të librit në Tiranë, për këtë vit për praninë dhe përkrahjen e Festivalit të Librit Shqip në Toronto.

Alternativa Shqiptaro-Kanadeze ka besim se Festivali i Librit Shqip në Kanada do t’i rezistojë kohës dhe nisma e sotme do të kthehet në traditë duke synuar që ky aktivitet të vazhdojë të mbahet për çdo vit me qëllim që të tërheqë vëmendjen e të gjithë komunitetit shqiptar jo vetëm në Toronto e Kanada por në tërë Amerikën e Veriut e më gjerë./atsh/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....