“Jashtëzakonisht e nderuar pasi Presidentja e Komisionit Evropian znj.Ursula von der Leyen përmes një video u përgjigj në pyetjen time, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian #AskthePresident #UrsulavonderLeyen”- shprehet Festina Kurteshi, studente e Fakultetit të Administratës Publike, programi Shkenca Politike dhe Diplomaci në Kolegjin AAB.
Nga një ekip i posaçëm i formuar nga Komisioni evropian për të përzgjedhur pyetjet më të mira nga e gjithë bota të cilat plotësojnë disa kritere drejtuar Presidentes von der Leyen, ky ekip vlerësoi pyetjen e Festinës, si të denjë për të i japur përgjigje vetë Presidentja e Komisionit Evropian.
Përndryshe, nga të gjithë pjesëmarrësit dhe parashtruesit e pyetjeve deri më tani, kjo është hera e parë që një shqiptar plotëson kriteret e vendura dhe merr përgjigje nga Presidentja e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kjo video është shpërndarë nga faqja zyrtare e Komisionit Evropian dhe nga vetë Presidentja e Komisionit…