Festë e Abetares në Malishevë – nxënësit festojnë hapin e parë të dijes

- Advertisement5 -

Në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë u organizua Festë e Abetares, një ngjarje e veçantë për nxënësit e klasave të para.

- paragrafi 1 -

Gjatë manifestimit, drejtoresha e shkollës, Rrezartë Mazreku Kastrati, përgëzoi nxënësit për suksesin e tyre në hapat e parë të dijes dhe u uroi suksese të mëtejshme në rrugëtimin shkollor.

- Advertisement - M1

Nxënësit u prezantuan me performanca të ndryshme, duke sjellë emocione, buzëqeshje dhe atmosferë festive për të pranishmit.

Organizatorët falënderuan prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe mësimdhënëset Bukurije Gajraku, Aferdita Krasniqi dhe Shqipe Mazreku për angazhimin dhe përkushtimin ndaj nxënësve.

Festa përfundoi në një atmosferë gëzimi dhe krenarie për vogëlushët që përmbyllën me sukses hapin e parë në botën e shkrim-leximit.

- Advertisement - m2

f

ff

f3

Shqip | English