Festat e Nëntorit nisin me gëzim.
Në kuadër të muajit festiv të nëntorit, kompania Vipa Chips, nga Pestova ka sjellë buzëqeshje dhe gëzim për rreth 100 nxënës të shkollës fillore “Tafil Kelmendi” në fshatin Balincë të Malishevës, shkruan AlbanianEducation.net.
Të martën, më 18 nëntor, nxënësit nga klasat parashkollore deri në klasën e pestë u surprizuan me paketat e tyre të preferuara të çipsave, duke krijuar një atmosferë festive dhe të veçantë për të vegjlit.

Drejtoria e shkollës ka falënderuar kompaninë Pestova për këtë iniciativë humane dhe të qëndrueshme, e cila jo vetëm gëzon fëmijët, por edhe krijon lidhje pozitive mes komunitetit dhe bizneseve vendore.
Ky aksion është pjesë e bashkëpunimit mujor midis Vipa Chips dhe medias për arsim Albanian Education, përmes të cilit çdo muaj dhurohen çipsa në shkolla të ndryshme anembanë vendit.
Qëllimi i kësaj nisme është të motivojë nxënësit dhe të sjellë momente të gëzueshme në ambientet shkollore.
Përveç dhurimeve, Pestova mirëpret edhe vizita të rregullta të nxënësve nga shkolla të ndryshme të Kosovës në fabrikën e saj në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Gjatë vizitave, fëmijët kanë mundësi të shohin nga afër procesin e prodhimit të patatinave, nga përzgjedhja e patateve deri te produkti final – një eksperiencë edukative dhe mjaft e veçantë për ta. /AlbanianEducation.net/.