Festa Shabani Tahiri nga Gjilani mbron titullin eksperte e mësimdhënies dhe kurrikulës



nder titull

- Advertisement5 -

Mësimdhënësja e gjuhës angleze, Festa Shabani Tahiri, ka mbrojtur me sukses temën e masterit me titull “Relevanca e Aktiviteteve Jashtëshkollore në Mësimnxënie”, duke fituar titullin Eksperte e Mësimdhënies dhe Kurrikulës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Shabani ka bërë të ditur se të gjitha provimet i kishte përfunduar me sukses që në vitin 2017, por angazhimet e shumta në aktivitete jashtëkurrikulare, projekte edukative, trajnime, kampe verore, vullnetarizëm, si dhe roli i saj si mësuese dhe nënë, bënë që mbrojtja e temës së masterit të shtyhej për një periudhë më të gjatë.

- Advertisement - M1

Sipas saj, hulumtimi i realizuar në tri shkolla të Gjilanit ka dëshmuar se nxënësit që marrin pjesë në aktivitete jashtëshkollore arrijnë rezultate më të mira akademike, zhvillojnë aftësi sociale, komunikuese e organizative dhe fitojnë më shumë vetëbesim.

Ajo ka falënderuar mentorin e saj, profesorin Blerim Saqipi, për mbështetjen dhe udhëzimin profesional gjatë gjithë procesit të hulumtimit, si dhe familjen dhe stafin e Future School për përkrahjen e vazhdueshme.

Ky sukses përbën një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin profesional të Festës në fushën e arsimit dhe edukimit.

- Advertisement - m2

Shqip | English