E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Festa e fillimi të vitit shkollor, sivjet cenohet nga mungesa e librave

- Advertisement1-

Qe tre vjet 1 shtatori nuk ka qenë festë për nxënësit në arsimin parauniversitar.

Fillimisht nisja e procesit mësimor u pengua nga pandemia, e pastaj nga grevat e mësimdhënësve.

- Advertisement -

E në këtë vit, u krijuan telashe me furnizimin e tyre me tekste shkollore.

Kryesindikalisti i mësimdhënësve, Rrahman Jasharaj, tha se as këtë vit nuk pritet një fillim i mbarë në institucionet arsimore.

“Viti shkollor do të fillojë goxha me telashe ngase do t’i kemi mësimdhënësit dhe nxënësit në shkollë, por fillimi i vitit shkollor mund të zgjasë edhe me ditë të tëra pasi ata nuk janë të furnizuar. Do të kemi nxënës që nuk janë të furnizuar me tekstet shkollore, do të kemi mësimdhënës në një sfidë të re, të cilët janë në hall a të fillojnë pastaj me zhvillimin e njësive të reja që i kërkon kurikula për këtë vit shkollor, apo të presin gjersa e tërë klasa të furnizohet me tekste shkollore”, ka deklaruar Jasharaj.

Sivjet prindërit do të jenë përgjegjës për blerjen e teksteve shkollore të cilët do të rimbursohen nga shteti, pasi Ministria e Arsimit dështoi të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për blerjen e librave.

E, mosfurnizimi me kohë i gjithë nxënësve me tekste shkollore do të shkaktojë probleme në procesin mësimor, pasi sipas mësimdhënëses në shkollën “Dardania” në kryeqytet, libri vazhdon të jetë burimi kryesor për mësimdhënies dhe mësimnxënies për sistemin arsimor në vend.

“Kjo pjesë është pak e vështirë se në qoftë se secili nxënës nuk e ka librin përpara do të mbetët i mangët në informatë ose i mangët në plotësim, mirëpo duhet me shikuar ose me ia printuar ato pjesë të cilat i kanë me shkrim”, u shpreh mësimdhënësja Vjollca Ramabaja.

- Advertisement -rrrrrrr

Në disa drejtori të Arsimit thanë se përgatitjet i kanë bërë, por janë skeptikë që 1 shatori do të nisë me tekste shkollore, për shkak të problemeve logjistike që do të shfaqen përgjatë procesit.

“Mësimdhënësit do të shkojnë në shkollë më 1 shtator, nxënësve prej 1-5 do t’ua shkruajnë me një fletore, ata do të thonë që të shkojnë t’i blejnë këto tekste mësimore. Sa mund të furnizohen libraritë me këto tekste edhe aty jam skeptikë, sepse edhe për ata është vonë dhe kështu do të rrjedhë procedura”, ka deklaruar Remzi Bajselmani, drejtor i Arsimit në Suharekë

Ministria ka ndarë 80 euro për një nxënës. Ndërsa KOHA ka raportuar se dy ditë pas hapjes së aplikimit nga Ministria e Arsimit për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore, janë vërejtur mangësi në planifikimin e kësaj platforme.

Prindër të fëmijëve të regjistruar në klasë të parë e që ende nuk i kanë mbushur 6 vjet dhe ata të tyre që janë në klasë të pestë, por mbi 11 vjeç, nuk mundën ta bënin aplikimin, shkaku i kufizimit të moshës. / KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Sejdi Neshati nga Bresana

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet Sejdi Neshati, arsimtari i matematikës i...

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...

Vdes mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva

Ka vdekur mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një...

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...