Në një atmosferë të mbushur me gëzim, emocion dhe buzëqeshje, nxënësit e klasave të para në shkollën “Mushnikova” festuan përfundimin e Abetares – librit të parë që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor.
Ceremonia festive u karakterizua nga momente të veçanta, ku vogëlushët shfaqën njohuritë dhe aftësitë e tyre të fituara gjatë mësimit të shkronjave dhe leximit, duke e kthyer këtë ditë në një kujtim të paharrueshëm për ta, mësimdhënësit dhe prindërit.
Ky event simbolizon një arritje të rëndësishme në procesin edukativ dhe shënon fillimin e një faze të re të dijes për nxënësit e shkollës.
Urime të gjithë vogëlushëve për këtë sukses të parë dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre arsimor!