Festa e Abetares – Krenari dhe emocione për klasën e mësueses Ganimete Kryeziu Aliu

- Advertisement -

Klasa e parë e shkollës “Vehbi Ibrahimi” në Uglar ka festuar Festën e Abetares.

- paragrafi 1 -

Mësuesja Ganimete Kryeziu Aliu, për përkushtimin dhe dashurinë e ka shndërruar mësimin në një udhëtim të bukur.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

📚✨ Festa e Abetares ✨📚

Sot festuam një nga momentet më të bukura dhe më domethënëse në udhëtimin arsimor të fëmijëve tanë – Festën e Abetares!

- Advertisement -

Me zemra të mbushura plot gëzim, krenari dhe emocione, përshëndesim çdo fëmijë që sot ka mbyllur me sukses kapitullin e parë të leximit dhe shkrimit.

Fjalët e para, shkronjat e para, emocionet e para… janë hapat që ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Urime të përzemërta për nxënësit tanë të vegjël për këtë arritje të madhe!

Faleminderit prindërve për mbështetjen dhe një mirënjohje të veçantë për mësuesen Ganimete Kryeziu Aliu, për përkushtimin dhe dashurinë që e ka shndërruar mësimin në një udhëtim të bukur.

🌟 Le të rriten me dije, dashuri dhe ëndrra të mëdha! 🌟