E martë, 12 Nëntor, 2024

Fermerit në Strellc të Deçanit ujku ia mbyt 12 dele / VIDEO

- Advertisement1-

Mëngjesi i së enjtes ka qenë i vështirë për fermerin Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm i Deçanit.


Kur është zgjuar nuk e ka parë kopen e deleve si çdo ditë tjetër. Ka parë atë që nuk mund ta kishte menduar kurrë. 12 dele të shtrira e përgjakura në tokë, bërë cope-copë.

- Advertisement -

Ai kur është ofruar e ka kuptuar sekopenë me 12 dele ia ka mbytur ujku.

“Gjithë hapësira është e rrethuar me tela xhemborë, por ujku kishte gërmuar poshtë në tokë dhe kishte arritur të futet në vendin ku mbaheshin delet dhe ka mbytur 12 dele. Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, ka thënë fermeri Mujaj nga Strellci i Epërm i Deçanit për Kids of Kosova.

Ai ka thënë se tashmë nuk e ka asnjë dele por që pret që të ndihmohet.

“Pres që të më ndihmojnë, nuk kam asnjë dele më”, ka pohuar ai.

Ndërsa, Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësisë në komunën e Deçanit ka thënë se kanë dalë sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku.

“Ne si institucion komunal ishim sot atje. Tani e përgatisim një raport e të shohim”, ka deklaruar Stojkaj.

- Advertisement -rrrrrrr

Më poshtë videon e siguruar nga Kids of Kosova:

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop