E martë, 25 Shkurt, 2025

Diplomon Feridja e familjes Jashari, merr titullin e arkitektes

- Advertisement1-

Fride Jashari, vajza e Bekim Jasharit ka diplomuar sot në Unitervistetin UBT ku ka marrë titullin e arkitektes.

Këtë njoftim e ka bërë babai i saj, Bekim Jashari përmes një njoftimi në Facebook.

- Advertisement -

- Advertisement -rrrrrrr

Postimi i tij:

Feridja jonë, që trashëgon emrin e nanes nga sot mori titullin arkitekte, si një studente e dalluar në kolegjin UBT, duke na bërë të lumtur dhe krenar gjithë familjen tonë.
Dëshirën për t’u bërë arkitekte e kishte nisur qysh në fëmijëri duke shikuar kullat e babës Shaban.

Duke imagjinuar luftën dhe heroizmin e zhvilluar në to ajo vendosi që të bëhet arkitekte me ëndrren e saj për të ri-ndërtuar gjithçka që ishte shkatërruar në emër të Lirisë dhe Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Si fëmiu i parë i lindur pas luftës heroike dhe rënies së familjes, Feridja u rrit dhe u edukua duke marrë frymëzim nga të rënët e familjes, angazhimi në studime ishte i jashtëzakonshëm por puna dhe përkushtimi i saj sot u kurorëzua me titullin arkitekte.

Këtë moment të rëndësishëm për të dhe familjen tonë nuk arritën ta përjetojnë babushi, nana, vëllezerit dhe motrat por lufta dhe heroizmi i tyre bëri që sot Feridja dhe të rinjtë e vendit tonë të jetësojnë ëndrrat dhe planet e tyre profesionale në Kosovën e Lirë.

Urime diplomimi vajza jonë e dashur, të urojmë shumë suksese në ushtrimin e profesionit dhe rrugëtimin tend jetësor.

Në çdo hap do të na kesh afër dhe në mbështetje të plotë.

Faleminderit për këtë lumturi të pafund që na ofrove sot dhe çdo ditë tjetër!

Sot në këtë ditë të veçantë takova rektorin e UBT-së, prof. dr. Edmod Hajrizi, të cilit në shenjë falënderimi e mirënjohje ia dhurova një pikturë me figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe babushit Hamëzes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...