Fenomen i rrallë që ndodhi në natën e ndërrimit të moteve, binjakët lindin në dy vite të ndryshme

- Advertisement -

Binjakët e lindur në një distancë kohore prej 15 minutave i kanë ditëlindjen në ditë, muaj dhe vite të ndryshme, pasi që njëra lindi pikërisht në mesnatën e ndërrimit të moteve.

- paragrafi 1 -

Fatima Madrigal dhe Robert Trujilo nga Greendfield i Kalifornisë, pritën vëllain dhe motrën binjake Alfred dhe Ailin, në ditë të ndryshme në një qendër medicinale në Nativadad, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Djali Alfredo lindi në ora 23:45 gjatë 31 dhjetorit të vitit 2021, derisa prindërit i uruan mirëseardhjen në këtë botë vajzës Ailin në mesnatë – pra më 1 janar të vitit 2022.

E ëma Fatima tha se ka qenë “çmenduri” që dy fëmijët e saj kanë ditëlindje të ndryshme, por se theksoi se i vjen mirë që Ailin lindi një ditë më vonë.

“Është çmenduri që binjakët kanë ditë të ndryshme të lindjes”, tha ajo gjatë një interviste dhënë për mediat lokale.

- Advertisement -

Çdo vit në Shtetet e Bashkuara lindin rreth 120 mijë binjakë – që është afro 3 për qind e të gjitha lindjeve, por janë shumë të rralla rastet kur binjakët kanë ditëlindje të ndryshme.