Femrat mbizotërojnë në arsim, në Kosovë

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kanë publikuar Statistikat e Arsimit në Kosovë 2018/2019.

- paragrafi 1 -

Sipas tyre rezulton se në Kosovë janë gjithsej 23.262 mësimdhënës, ku prej tyre femrat përbëjnë numrin më të madh të mësimdhënësve, 55% femra dhe 45% meshkuj.

- Advertisement -

Nga numri total, 12.773 janë të gjinisë femërore, ndërsa 10.489 të gjinisë mashkullore.

Në nivelin parashkollor janë 548 mësimdhënës, ku të gjithë janë femra, pa asnjë mashkull.

- Advertisement -

Në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët janë 17.453 mësimdhënës, ku prapë femrat përbëjnë numrin më të madh të tyre, me 10.044, e meshkujt me 7.409.

E në arsimin e lartë janë gjithsej 5.261 mësimdhënës, ku këtë herë meshkujt janë më shumë për nga numri me 3.080, ndërsa femrat me 2.181.

Sa i përket përkatësisë etnike në komuna, nga gjithsej mësimdhënës 97.1% janë shqiptarë, ndërsa 2.9% janë grupe tjera etnike.

Nga 23.262 mësimdhënës, 22.584 prej tyre janë shqiptarë, 187 turq, 460 boshnjak, 6 goran, 6 ashkalinjë, 6 rom, 5 egjiptian e 8 kroat.