Ka nga ato femra që arrijnë të mbajnë punën me kohë të plotë dhe ti përkushtohen familjes duke qenë më të shëndetshme fizikisht dhe mendërisht.
Sipas një studimi amerikan të Universitetit Penn State dhe Akron thuhet se 2540 femra në karrierë janë bërë nëna nga vitet 1978 dhe 1995.
Studimi provohet se femrat që punonin me kohë të plotë ishin në kushte më të mira fizike dhe mendore se sa ato që i ishin përkushtuar ose vetëm familjes, ose vetëm punës.
Ato femra që janë kthyer në punë me kohë të plotë pas lindjes, janë më në formë, më energjike dhe rrezikojnë më pak nga sëmundjet në raport me ato femra që nuk punojnë ose punojnë me kohë të pjesshme.
Adrianne French bashkëautore e studimit këshillon femrat duke thënë, “Mos lejoni që martesa apo lindja e fëmijës të pengojnë aspiratat tuaja profesionale, pasi studimet kanë treguar se gërshetimi i jetës familjare me atë profesionale janë më të shëndetshme dhe kujtoni se është shumë e vështirë të hyni në botën e punës, pa pasur diçka të shkruar në CV”.