E diel, 19 Janar, 2025

Fëmijët shqiptarë të ‘ngujuar’ në kufi me Greqinë: S’kemi as bukë as ujë

- Advertisement1-

Mesa duket historia e para disa javëve u përsërit sërish në doganat kufitare me Greqinë, ku emigrantët shqiptarë rrijnë me orë dhe ditë të tëra për të kaluar nga ana tjetër në territorin grek.

Pala greke në doganën e Kapshticës ka mbyllur kufirin ditën e sotme, duke deklaruar se kuota ditore prej 300 personash që duhet të kalojnë është plotësuar që në orët e para të mëngjesit.

- Advertisement -

Nga ana tjetër emigrantët dhe fëmijët e tyre ankohen se në pikën kufitare nuk ka kushte as për gjërat bazike si për kryerjen e nevojave personale, për ushqimet dhe ujin e pijshëm.

Në radhët e gjata të pritjes prej shumë orës, fëmijët të lodhur e të mërzitur kërkojnë që të ushqehen.

“Është shumë e vështirë. Nuk di çfarë të bëjmë. Nuk kemi as bukë as ujë, presim gjithë këto orë. Dua të kaloj. Ushqime nuk ka mjaftueshëm”, është shprehur një vajzë e vogël.

Ndërkohë Drejtoria e Migracionit u ka bërë thirrje udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt pikës doganore të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota për ditën e sotme. Pritet që puna të rinisë sërish nesër në orën 06:00 të mëngjesit.

Por shumë prej udhëtarëve janë shprehur të revoltuar se kanë marrë konfirmimin për të kaluar ditën e sotme nga portali online, në faqen e Ministrisë së Jashtme greke, por sërish për shkak të plotësimit të kuotës prej 300 personash në ditë, nuk janë lejuar që të kalojnë.

Emigrantët shprehen se kanë paguar edhe rreth 100 euro tamponin për testin e Covid-19, një kusht i vendosurnga pala greke për shkak të protokolleve të reja nga pandemia. Por shumicës së emigrantëve, tamponi prej 48-orësh nga momenti i bërjes siç e kërkojnë autoritetet greke, i skadon afati ditën e sotme.

- Advertisement -rrrrrrr

Siç duket pala greke mund që të japë më shumë se 300 konfirmime në ditë për pikën kufitare të Kapshticës, gjë që shkakton një amulli dhe radhë të gjata.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...