Foshnjat me prindër të stresuar kanë më shumë të ngjarë që në vitet që do të pasojnë të rrezikohen nga obeziteti.
Studiuesit e “University College London” thonë se prindërit që janë të stresuar, që kanë ankth, që kanë pasiguri dhe probleme në punë, apo edhe në jetën shoqërore nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur dieta ushqimore të fëmijëve të tyre.
Ata janë të prirur t’i ushqejnë me ushqime tepër kalorike, duke mos respektuar oraret dhe duke e bërë të parehatshëm procesin e ngrënës në tryezë. Këta prindër, për të luftuar stresin, ushqimin e shohin si një mekanizëm ngushëllues për vete dhe për fëmijët e tyre.
Sipas studiuesve të këtij Universiteti u vu re se fëmijët vendosin më shumë peshë midis moshës 5 dhe 14 vjeç. Një tjetër arsye sipas studiuesve është se prindërit e stresuar i privojnë më shumë fëmijët nga liria për të lëvizur, për të qenë më socialë me të tjerët.
Këto gjetje janë shumë të rëndësishme sipas psikologëve në Britaninë e Madhe. Psikologia Kristiane Tommerup tha se këto gjetje dëshmojnë se duhet të mbështeten më shumë prindërit e rinj nga ana sociale, mendore dhe financiare sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet obeziteti.
Ajo analizoi të dhënat e 6 mijë fëmijëve të lindur në Britani dhe të prindërve të tyre. Studiuesit i pyetën prindërit nëse ishin të stresuar kur fëmija i tyre ishte në moshën nëntë muaj dhe në moshën 3 vjeç.
Në këto periudha ata analizuan dhe peshat e fëmijëve. Vunë re se 10% e nënave raportuan shqetësime emocionale në nëntë muaj e parë dhe 10 për qind gjatë 3 viteve të para të mëmësisë. Në këto periudha, studiuesit vunë re se edhe fëmijët e tyre kishin rritje të ndjeshme të indeksit të masës trupore dhe dhjamë të tepërt, duke i rrezikuar ata nga obeziteti.