Fëmijët nga Kosova mahnitin Vjenën me talentin e tyre muzikor

- Advertisement -

Bëhet e ditur se Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm në Festivalin Botëror të Orkestrave 2025 në Vjenë, duke u nderuar me Çmimin e Argjendtë në paraqitjen e tyre të parë në një festival të këtij niveli prestigjioz, transmeton albinfo.ch.

- paragrafi 1 -

Platforma mediale Albinfo.ch muaj më parë ka shkruar rreth këtij çmimi ku “Amadeus”me anëtarë të moshës 10–17 vjeç performuan në disa prej skenave më të njohura të kryeqytetit austriak, përfshirë Wiener Konzerthaus, House of Strauss dhe KulturGarage, duke kulmuar me një paraqitje në Sallën e Artë së bashku me dhjetë orkestra të tjera ndërkombëtare.

- Advertisement -

Performanca e tyre u veçua jo vetëm për ekzekutimin artistik, por edhe për kostumet tradicionale që përfaqësonin rajone të ndryshme të Kosovës, duke sjellë në skenë një tablo të gjallë të trashëgimisë kulturore shqiptare. Kulmi i koncertit ishte interpretimi i “Malesorja” nga Lorenc Antoni, që u prit me duartrokitje të gjata.

Nën drejtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli dhe me përkushtimin e drejtoreshës Hana Petrovci, “Amadeus” solli në Vjenë një program të pasur me vepra të Haydn, Mozart, Shostakovich, Jenkins, Hopkins e Doga, duke dëshmuar se talenti i ri kosovar mund të konkurrojë denjësisht në skenat botërore. /Albinfo.ch