E diel, 24 Nëntor, 2024

“Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”, kur dhe si mund të aplikojnë përfituesit e këtij statusi

- Advertisement1-

Ditën e sotme është ngritur Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”, që i hap rrugë përfitimit të pagës së prindit dhe paketës së plotë fëmijëve të “Dëshmorëve të Atdheut”.

“Dhënia e statusit për Fëmijë në Përkujdesje të Republikës do të jetësohet menjëherë pas kësaj mbledhjeje të parë. Ashtu sikurse ne të gjithë e dimë ka qenë një angazhim i vetë Kryeministrit Rama për inicimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm, i cili mbron fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët e atyre të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të tjetrit, kanë sakrifikuar jetën e tyre për ata të cilët kanë pasur afër dhe për t’i shpëtuar ata. Ashtu sikurse janë policët, mjekët, infermierët dhe të gjithë ata të cilët kanë marrë apo kanë përfituar statusin ‘Dëshmor i Atdheut’, por që deri më sot përfitimet kanë qenë të kufizuara përsa i përket fëmijëve”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në fjalën e saj.

- Advertisement -

Pasi foli për përfitimet e ligjit të ri, Manastirliu tha në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të dalë një njoftim, i cili do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit, ku do të mund të aplikojnë të gjithë ata të cilët janë përfitues.

“Menjëherë pas këtij Komisioni në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të dalë ky njoftim për thirrje për aplikim për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga ky ligj, duke plotësuar një set dokumentash por edhe duke i lehtësuar nga Sekretariati Teknik për të gjitha to vërtetime apo dokumenta që vetë ne, shtet me shtet mund t’i marrim duke e bërë dhe më të lehtë pjesën e aplikimin në këtë proces të përfitimit të statusit. Ashtu sikurse ne e kemi vendosur do të jetë i hapur përgjatë gjithë vitit aplikimi. Pra ne do të presim përgjatë gjithë vitit aplikime të ardhura nga vetë ata të cilët do të përfitojnë këtë status, pra personat e familjes, familjarë të fëmijëve, kujdestarë të tyre, prindi i cili është kujdestar i fëmijës por gjithashtu edhe institucione apo organizata jo fitim prurëse që kanë tagrin me prokurë të posaçme për aplikuar fëmijët në këtë përfitim të statusit”, bëri me dije Manastirliu.

Komisioni Qendror përbëhet nga përfaqësues të disa ministrive dhe shoqatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.

Fëmijët në përkujdesje të Republikës do të mbështeten me pagën e plotë të prindit që ka humbur jetën në detyrë. Pas miratimit të ligjit për mbështetjen e tyre, qeveria miratoi edhe vendimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të miratojë kërkesat për përfitimin e statusit të ‘Fëmijëve në përkujdesje të Republikës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...