Fshesa me bisht të gjatë, doreza për pastrim gjenden të varura tek muri i klasës krahas kacisë për pluhur dhe lavamanit. Aty pranë edhe mini-kuzhina dhe lavamani në lartësinë e përshtatshme për fëmijët.
Gota të gjelbra për pije janë të grumbulluara në rafte krahas karrigeve dhe tavolinave të vogla.
Beverley Wolf, drejtoreshë e shkollës Montessori të Pullman-it, thotë se shumë nxënës kënaqen në “hapsirat praktike” të klasës, ku ata mund të bëjnë punë që kanë bëjnë me mirëmbajtjen e shtëpisë si pastrimi dhe përgaditja e ushqimeve, transmeton supergrate.
“Atyre u pëlqen t’u ndihmojnë mësueseve në pastrimin e tavolinave të bukës” thotë ajo. U pëlqen të mbushin larësen e enëve.
E vendosur si një pjesë e Metodës Montessori studimet sugjerojnë se ndihma në punët e shtëpisë ofron përfitime të shumta në zhvillimin e fëmijës, sjelljes pro-shoqërore dhe mbi të gjitha sukses në jetën e mëtejme. Fëmijët ndihen më të përfshirë dhe të inkurajuar. Ata shfaqin më shumë empati dhe funksione ekzekutive. Dhe sa më herët që t’ia fillojnë aq më mirë. Fëmijët e vegjël dëshirojnë t’i imitojnë të rriturit, thotë Wolf duke e bërë kështu moshën 2 deri në 6 vjeç moshë ideale për të futur zakone pozitive rreth punëve për mirëmbajtjen e shtëpisë. Në shkollë nxënësit ndihmojnë me pastrimin e klasës pas përfundimit të aktiviteteve, marrin pjesë në mirëmbajtjen e klasës dhe bëjnë punën më të madhe në përgaditjen e vakteve.
“Këto janë aftësi praktike” thotë ajo. Ndihmon në ngritjen e zotërimit dhe krenarisë brenda klasës. Shumë prindër e kanë të vështirë t’ua mësojnë fëmijëve punët e shtëpisë sepse merren me balansimin e aktiviteteve tjera si orët për piano dhe të tjera obligime. Disa prind mendojnë se fëmijët duhet të jen thjesht fëmijë. Të tjerë mendojnë se nuk kanë kohë të harxhojnë në udhëzimin e fëmijëve të tyre lidhur me kryerjen e punëve të shtëpisë. “Filloni me pak” thotë Wolf. Studimet tregojnë se ia vlen mundi. Një studim i Journal Developmental and Behaviorial Pediatrics i vitit 2018 i bërë me 10 000 fëmijë tregon se ndihma në punët e shtëpisë tregon një pjesëmarrje pozitive me performansa më të larta akademike, kompetencë dhe përmbushje të vetes.
Marylin Rossman, një profesoreshë e pensionuar e lëndës Edukatë Familjare në Universitetin e Minessota analizoi një studim 25 vjeçar, nga i cili mësoi se fëmijët që kanë ndihmuar me punët e shtëpisë, me shumë mundësi do të bëhen të suksesshëm kur të rriten. Studimi përfshinte 84 individ të moshës 3 deri 4 vjeç deri në mesin e viteve të tyre të njëzeta. “Është shumë me rëndësi që fëmijët të fillojnë në moshë të re” thotë ajo. Fëmijët që kanë filluar të ndihmojnë në punët e shtëpisë në moshën parashkollore kishin rezultate më të mira se sa ata që filluan më vonë. Rossman thotë se prindërit në këtë rast raportuan për një vetmbështetje të përmirsuar, aftësinë për t’i kuptuar detyrimet dhe pasojat, aftësi organizative dhe rritje të vetbesimit. Përkrah shumë përfitimeve, Rossman paralajmëroi për tendencë të kundërpërgjigjes nëse këto zakone fillohen në moshën e adoleshencës. Disa 15-16 vjeçarë bëhen “luftarak” kur u kërkohen përgjegjësitë të cilat ata i prisnin nga prindërit e tyre. Disa prind modern,- thotë ajo, kalojnë më shumë kohë duke u munduar t’u pëlqejnë fëmijëve të tyre dhe jo mjaftueshëm në përgaditjen e tyre për sfidat e jetës. “Prindërit kanë filluar të frigohen nga përballja me fëmijët e tyre” thotë ajo.
Nuk mendoj se prindërit kanë vullnetin për t’i shtyrë fëmijët deri në fund për arritjen e një qëllimi. Vendosja e prioriteteve mes shkollës, jetës sociale ose kohës para ekraneve mund ta bëjë më të vështirë vendosjen e rutinës për punët e shtëpisë, por Rossman thotë se ndarja e kohës për punët e shtëpisë është një investim në mirëqënien e familjes dhe qëllimeve të përbashkëta. Rossman rekomandon që puna t’u përshtatet moshës së fëmijëve. Prindërit në fillim duhet t’u ndihmojnë fëmijëve, duke ua lënë gradualisht kontrollin e punëve vet fëmijëve. “Duhet ta bëni me të vërtetë zbavitëse në fillim” thotë ajo. Nuk do të bëhet mirë, dhe do mendoni se nuk ia vlen. Rossman dhe të tjerë këshillojnë të mos ket tolerime apo shpërblime për kryerjen e punëve të rregullta të shtëpisë. Motivacioni mund të shuhet shpejtë dhe të krijohen pritshmëri se ato duhet të shpërblehen për punët e kryera.
Layla Sullivan ka dy fëmije, 5 dhe 7 vjeç, që shkojnë në shkollën Montessori në Pullman. Përderisa ajo kujton se si fëmijë kishte inat punët e shtëpisë, ajo thotë se është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të kontribojnë dhe të sfidojnë veten në praktikimin e aftësive të reja. Fillimi në moshë të re duket se ndihmon. “Është thjesht pjesë e asaj çka ata e bëjnë. Ata nuk e shohin si punë”.
Si një mësuese e shkollës së mesme, Sullivan thotë se ajo sheh nxënës që kanë vështirësi me detyra të lehta ose kanë mungesë besimi për të zgjidhur probleme të thjeshta. Ajo vlerëson se programi Montesori vendos pritshmëri të larta për fëmijët dhe promovon ndjenjën e përgjegjësisë.
Kjo u ndihmon të bëhen qytetarë të mirë- thotë ajo. Në korridorin e shkollës Montessori, fëmijët dalin në pushim duke kënduar. Wolf thotë se këta fëmijë aftësitë që i mësojnë tani do ti marrin me vete duke u rritur. Ata do të dijnë si ti ndajnë rrobat për larje, të gatuajnë dhe të mirëmbajnë shtëpinë.
Fëmijët këto aftësi do t’i bartin edhe në aspekte të tjera të jetës së tyre. “Ata janë të mirë në çdo gjë” thotë ajo. Kjo si rezultat i asaj se u është besuar një punë kur kanë qenë të vegjël.
ÇKA DHE KUR?
Mund të habiteni se çka mund të bëjnë fëmijët në një moshë të caktuar.
Ja disa rekomandime të ekspertëve:
2 deri në 3 vjeç:
* t’i mbledhin lodrat e veta
* t’i vendosin rrobat e palara në shportën e duhur
* të vishen vet
Filloristët:
* të ndihmojnë në përgaditjen e ushqimit
* të hudhin mbeturinat jashtë
* të kujdesen për kafshët shtëpiake
Adoleshentët:
* të ndërrojnë një gomë veture
* të kosisin barin
* të drejtojnë një punë në mënyrë të pavarur