E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Fëmijët me profesion “modelë”? Ja çfarë thonë psikologët

- Advertisement1-

“Çdo fëmijë është i bukur për nënën e tij”. Objektivisht, megjithatë, ka disa fëmijë shumë të bukur, kandidatë idealë për t’u bërë modele.


Disa nuk do të bëhen kurrë, ndërsa të tjerët do të përfundojnë në faqet e gazetave ose në TV. Çfarë e bën dallimin?

- Advertisement -

Një rol shumë të rëndësishëm luajnë prindërit. Është ndryshe të dërgosh foton në një gazetë për ta botuar dhe ndryshe ta bësh atë një lloj “profesioni”. Nuk ka asgjë të keqe, për sa kohë që ndiqni disa rregulla.

Fëmija duhet të jetë i qetë

Kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël modelë, natyrisht gjithçka fillon me mamin dhe babin. Ata duan që fëmija të bëhet i famshëm. Në rastin e fëmijëve më të mëdhenj ose adoleshentëve, megjithatë, dëshira për t’u bërë modelë mund të jetë më personale, edhe pse jo domosdoshmërisht. “Në të dy situatat, është e këshillueshme që prindërit të vënë gjithmonë qetësinë e fëmijës së tyre në radhë të parë” shpjegon Gianni Lanari, psikoterapist, president i Cisp, Qendrës Italiane për Zhvillimin Psikologjik, në Romë. Kjo do të thotë që ju mund ta ndiqni këtë ëndërr për sa kohë që fëmija model është duke u argëtuar, i stimuluar dhe ndihet rehat. Kur ankthet, nervozizmi, frika mbizotërojnë, është më mirë të ndaleni.

Mos i detyroni

Është gjithashtu thelbësore që prindërit të mos i rrisin shumë pritshmëritë ndaj fëmijës në këtë drejtim. Nëse ata imagjinojnë një të ardhme për të në qendër të vëmendjes, por fëmijës nuk i pëlqen të sfilojë dhe të fotografohet, ata nuk kanë pse të këmbëngulin. “Fëmija ka të drejtë të ndërtojë identitetin e tij, pas prirjeve të tij. Nuk ka pse të jetë një kopje e mamit dhe babit ose një shpërblim për frustrimet e tyre”, – konfirmon psikologu.

Duhet të tregoheni shumë vigjilentë

- Advertisement -rrrrrrr

Jeta e modeleve nuk përbëhet vetëm nga dritat e vëmendjes, faqet e para dhe shfaqjet e modës, ajo gjithashtu fsheh shumë kurthe. “Prindërit gjithashtu kanë detyrën e paçmuar të mbrojnë fëmijët e tyre, të kontrollojnë agjencitë, të shoqërojnë fëmijët në audicione, duke mos i lënë kurrë vetëm” kujton Gianni Lanari. Në veçanti, është mirë të jeni të kujdesshëm kur menaxheri, fotografi ose persona të tjerë kërkojnë ta lënë fëmijën vetëm në set fotografik ose gjatë përzgjedhjes: në këto raste është më mirë të mos i besoni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...