E diel, 19 Janar, 2025

Fëmijët me inteligjencë më të lartë se normalja, kush janë ata në të vërtetë…

- Advertisement1-

Këta fëmijë kanë një nivel inteligjence më të lartë se normalja, por ndonjëherë ne as që e kuptojmë që i kemi brenda shtëpisë tonë.

Ata zakonisht shikohen në kufijtë e një fëmije të zgjuar dhe kaq!

- Advertisement -

Si janë këta fëmijë?

Ata zakonisht shfaqin ide gjeniale, janë shumë kuriozë, dhe parapëlqejnë të vëzhgojnë gjithçka që ndodh përreth me shumë kujdes. Nëse niveli i inteligjencës do të ishte 100 për një fëmijë normal, tek disa me inteligjencë të lartë mund të shkojë në 125 dhe në rastet më ekstreme në 140 ose 150.

Ata zakonisht kanë tendencën të mbyllen në “rrethin” e tyre sepse duket se kanë interesa ndryshe nga të tjerët, madje veprojnë ndryshe. Duke qënë se këta shpesh mund të përjashtohen nga grupet shoqërore mund të bëhen edhe shumë të ndjeshëm. Por ndonjëherë janë vetë ata që parapëlqejnë të qëndrojnë vetë duke qënë se të tjerët ju duken pak interesantë.

Si funksionon arsimimi i tyre?

Në shumë vende të botës ka shkolla të posaçme, në të cilat njihen dhe vlerësohen aftësitë e tyre, ndiqet me vëmendje ecuria dhe favorizohet zhvillimi i mëtejshëm. Në vendin tonë këta fëmijë ende nuk kanë një institucion të posaçëm dhe kjo ndikon negativizht pasi ata rrezikojnë që të ndihen gjithmonë jo të vlerësuar në mënyrën e duhur.

E dini që?

- Advertisement -rrrrrrr

Shpesh ata etiketohen si fëmijë me probleme mendore? Dhe ata janë tepër të rrëzikuar duke qënë se në shkollë nuk marrin stimujt e duhur, nuk kanë një motivim për të shfrytëzuar potencialin e tyre, dhe kështu shpesh e braktisin shkollën më herët. /pernenat.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...