E enjte, 28 Nëntor, 2024

Fëmijët kosovarë përdorues të mëdhenj të internetit dhe pa kufizime

- Advertisement1-

Dita Botërore për Internet të sigurt shënohet sot në mbi 100 shtete të botës.


Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të vendit tonë, kanë bërë të ditur se sipas hulumtimeve të bëra, fëmijët në Kosovës janë përdorues të mëdhenj të internetit, madje edhe jashtë standardeve të parapara.

- Advertisement -

Ndërsa, politikat në nivel global dhe nacional, kërkojnë siguri dhe kanë kufizime për moshën se kur dhe për çfarë duhet të përdoret interneti.

Në mbi 100 shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën, sot shënohet Dita Botërore për Internet të sigurt, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e fëmijëve për përdorimin e drejtë të internetit. Koordinatorja për Të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Arsimit, Merita Jonuzi, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se hulumtimet e bëra tregojnë se fëmijët në Kosovë janë përdorues të mëdhenj të internetit.

“Meqenëse jemi në kohën digjitale, fëmijët në Kosovë bazuar në hulumtimet nga Qendra e Avancuar për Studime për perspektiven e përdorimit të internetit në shkolla dhe përdorimit të teknologjisë informative nga fëmijët e Kosovës, ka dalë që fëmijët e Kosovës janë përdorues shumë të mëdhenj të Internetit”, tha Jonuzi.

Ajo tha se përveç që fëmijët në Kosovë kalojnë një kohë të gjatë në internet, hulumtimet e Qendrës për Studime të Avancuara FIT, tregojnë se gjatë kësaj kohe përdorimi i internetit nga fëmijët nuk është i bazuar në standardet e parapara.

“Kur është shtruar pyetja gjatë hulumtimit se për çfarë e përdorin internetin, përgjigjet e fëmijëve janë se më shumë e përdorin për lojëra të ndryshme, argëtim dhe rrjete sociale. Ndërkohë, politikat në nivel global dhe nacional për përdorim kërkojnë specifika, siguri, mbrojtje përgjatë përdorimit, kufizimet në moshe. Ndërkohë fëmijët në Kosovë dhe në mbarë botën po e përdorin pa këto kufizime dhe pa standardin e rregullt të përdorimit të internetit”, shtoi Jonuzi.

Kjo ditë, që nga viti 2005 shënohet nga rrjeti “Insejf”, me qendër në Bruksel me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes nga rreziqet në internet. Që nga kjo kohë, pjesë e rrjetit janë mbi 100 shtete të botës, ndërkaq nga viti 2014 është anëtarësuar edhe Kosova përmes Komitetit Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...