E shtunë, 18 Janar, 2025

Ja pse është i nevojshëm aktiviteti fizik te fëmijët

- Advertisement1-

Lënda e fizkulturës nuk ka nevojë që të koordinojë shumë teknika, sepse është vetë lënda që u krijon nxënësve hapësira që të argëtohen. Një orë mësimi është më produktive kur nxënësve u lihet hapësira që të shprehen

Marrja me aktivitet fizik ndikon jo vetëm në pasjen e një trupi të bukur, por luan një rol shumë të madh edhe në shëndetin mendor. Nga studimet e bëra ka Aktiviteti fizikrezultuar se edhe sikur një ecje prej 20 minutash në ditë, mund të parandalojë episode depresioni tek njerëzit e të gjitha moshave.

- Advertisement -

Për këtë arsye, si dhe për shumë arsye të tjera edukimi fizik përfshihet në planin mësimor të klasës së parë. Padyshim që kjo lëndë është e preferuara e nxënësve. Arsyen se pse ndodh kjo gjë na e shpjegon Ferdinant Gjypi, mësues fizkulture në një nga shkollat e kryeqytetit, i cili thotë se fëmijët kanë nevojë të tregojnë aftësitë e tyre lëvizore, që janë shumë të shkathët dhe dinë të luajnë bukur.

Çfarë duhet të kuptojmë me edukim fizik?

Edukimi fizik është një degë e edukimit që punon për të përmirësuar përmes aktivitetit fizik dhe sportiv zhvillimin fizik, mendor dhe shëndetin individual e social.

Ora e edukimit fizik është e preferuara e nxënësve, pse?

Po, është e vërtetë që ora e fizkulturës është ora e preferuar e nxënësve. Kjo, mendoj unë, mund të shpjegohet fare thjesht. Çdo fëmijë ka nevojë për argëtim, për lojëra, për lëvizshmëri. Fëmijët kanë nevojë të tregojnë aftësitë e tyre lëvizore, që janë shumë të shkathët dhe dinë të luajnë bukur. Fizkultura është një nga këto lëndë që ua jep këtë mundësi nxënësve. Unë mendoj se çdo lëndë është e bukur dhe secilën prej tyre nxënësit e duan.

aktivitet fizik lojeNjë lëndë mund ta duan më pak, një lëndë më shumë, por në tërësi i duan të gjitha. Shpeshherë bëhet gabimi që mësuesit e lëndëve të tilla si matematika, fizika, informatika që konsiderohen edhe si lëndët më të vështira, marrin orët e fizkulturës që të japin shpjegime shtesë në mënyrë që nxënësit të kuptojnë më shumë. Kjo është e gabuar, fizkultura është njësoj e rëndësishme si lëndët që përmendëm më lart.

- Advertisement -rrrrrrr

Mjafton që brenda asaj ore mësimi që është caktuar për secilën lëndë të përdoren teknika të ndryshme mësimore në mënyrë që ora të bëhet më e bukur. Lënda e fizkulturës nuk ka nevojë që të koordinojë shumë teknika, sepse është vetë lënda që u krijon nxënësve hapësira që të argëtohen. Një orë mësimi është më produktive kur nxënësve u lihet hapësira që të shprehin mendimin e tyre, të flasin, të lëvizin brenda klasës për të realizuar punë në grup etj.

Në një orë mësimi ku mësuesi flet dhe nxënësi dëgjon, gjithçka kthehet në monotoni dhe nxënësit me të drejtë mezi e presin orën e fizkulturës.

Pse është e rëndësishme përfshirja e sporteve në planin mësimor?

Është shumë e rëndësishme që në planin mësimor të përfshihen sa më shumë sporte. Por që të përfshish në planin mësimor shumë sporte, duhet dhe një terren i përshtatshëm për t’i ushtruar ato. Duke pasur një terren të përshtatshëm zhvillohet dhe një orë mësimi shumë e mirë. Pse është e nevojshme të jenë sportet në planet e mësimit? Do të thoja që është shumë e nevojshme, sepse me anë të sporteve që ne realizojmë dallojmë çdo nxënës se në cilin sport mund të ketë prirje. Nga edukimi fizik mund të dalin talentet e sportit në të ardhmen si në futboll, basketboll, mundje, boks etj.

Përveç zbulimit të talenteve përfshirja e sporteve në planin mësimor është e rëndësishme edhe për shumë arsye të tjera. Kështu, mund të theksojmë shmangien e shumë problemeve shëndetësore nëse i mësojmë fëmijët me kulturën që të zhvillojnë sport.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...