Edhe pse pjekuria lidhet kryesisht me një moshë ose fazë të caktuar të jetës, është një term shumë subjektiv dhe kjo cilësi mund të gjendet tek kushdo.
Disa fëmijë janë të pjekur përtej viteve të tyre për shkak të situatave ku ata kanë qenë pjesë, rrethanave në të cilat rriten dhe përvojave që kanë pasur. Megjithatë, një rol kryesor luan dhe Horoskopi.
Shenja e Tokës është e qëndrueshme pavarësisht se i përket grupit të ndryshueshëm dhe fleksibiliteti i tyre krijon një mendje jashtëzakonisht të hapur që pranon dhe akomodon mundësi të reja. Personat e kësaj shenje janë të disiplinuar, të organizuar dhe ambiciozë, gjë që përbën edhe pjekurinë e tyre. Fëmijët që i përkasin kësaj shenje janë kryesisht të pjekur dhe dinë të sillen me situatat.
Akrepi
Këta persona janë individë të pamohueshëm që nuk preferojnë biseda të vogla apo diskutime të cekëta. Personat që i përkasin kësaj shenje njihen si gjyqtarë jashtëzakonisht të mirë të karakterit dhe analistë e vëzhgues të mëdhenj që ndjejnë erën e pasinqeritetit nga larg. Këto karakteristika së bashku me aftësitë e tyre emocionale i bëjnë ata individë të pjekur pavarësisht moshës.
Bricjapi
Këta persona janë të lidhur me instiktet atërore të mësimdhënies dhe mbrojtjes. Janë jo vetëm të pjekur, por kanë dhe taktikë. Mënyra e tyre për t’u marrë me shumicën e situatave është një përzierje e rrallë e durimit dhe taktit që i bën ata njerëzit e preferuar për shumicën prej nesh. Fëmijët që lindin në këtë shenjë tregojnë përgjegjësi të jashtëzakonshme në kohë ankthi.
Peshqit
Këta persona konsiderohen si më të mençurit dhe njihen si shpirtra të vjetër. Pikëpamja e tyre ndaj jetës është jashtëzakonisht e ndryshme. Pjekuria emocionale dhe inteligjenca është një cilësi tjetër e këtyre personave. Edhe pse kjo shenjë stereotipizohet si fëminore, fëmijët që kanë lindur në këtë shenjë konsiderohen si ndër më të pjekurit.