15 kilometra larg Prishtinës, në fshatin Sharban, ndodhet kjo rrugë e tmerrshme (që mund ta shihni në reportazhin më poshtë).
Banorët e këtij fshati, veç tjerash thonë se iu duhet t’i dërgojnë fëmijët me traktor në shkollë.
“Kjo rrugë është kështu prej pasluftës, para luftës kuptohet ka qenë si gjithku. Asnjë rrugicë në këtë fshat nuk është shtru në këtë rrugë, sidomos kjo rrugë është krejtësisht e izolume gjatë dimrit.
Kjo rrugë vërshohet krejt, se nuk ka kanal hiç. Nxënësit shkojnë në shkollë nëpër ara. Po duhet me i qitë me traktor”- thotë, përfaqësuesi i Këshillit të fshatit, Emin Jusufi për Nacionale.com
Drejtori i Investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, tregon se çfarë ndërhyrjesh mund të bëhen tani në këtë rrugë.
“Nuk kam qenë i informuar për vendin specific, por në bazë të asaj se cka e pashë përmes fotografive, është e nevojshme të bëhet njëfarë intervenimi që të sanohet gjendja. Besoj që Brenda kësaj periudhe ku nuk është përkeqësuar ende moti, të bëjmë një ndërhyrje me zhavor” – thotë Sokol Havolli, drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës.
Marrë nga Nacionale.com