E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Fëmijët dhe ushqimi në shkollë

- Advertisement1-

Ushqimet që përdorin fëmijët janë shumë të rëndësishme për shëndetin e tyre gjatë gjithë jetës. Ndaj s’është mirë të çohen në shkollë “me llampë të ndezur”

Organizimi i vakteve të ushqimeve që fëmija duhet të konsumojë, duhet të jetë përparësi e prindërve. Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit. “Në anglisht fjala mëngjes – breakfast – do të thotë fjalë për fjalë “të thyesh pushimin nga ushqimi”. Të çosh fëmijën në shkollë pa ngrënë mëngjes, është njësoj si të nisesh për rrugë të gjatë me makinë me llampë të ndezur! Që ta kuptojmë më mirë, nëse ju nuk i jepni energji fëmijës, ai deri në vaktin e drekës do të përdorë rezervat e veta, pra, do të “hajë vetveten”! Për të mobilizuar depozitat e energjisë, çlirohen hormonet e stresit të cilat e bëjnë fëmijën të ndihet i acaruar, i lodhur dhe i pamundur të mësojë. Studimet gjithnjë e më shumë tregojnë se fëmijët që nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit kanë rendiment të ulët në shkollë dhe mungesë të theksuar përqendrimi.

- Advertisement -

Për të ofruar një mëngjes të ekuilibruar dhe të përshtatshëm për fëmijën tuaj duhet të keni parasysh disa parime bazë:

Në trurin tonë transmetuesit e mesazheve, të cilët quhen neurotransmetues ndihmojnë trurin të bëjë lidhjet e duhura. Ushqimi ndikon në funksionin e këtyre neurotransmetuesve. Ka dy lloje proteinash që ndikojnë në neurotransmetuesit tanë:

1 – neurostimuluese si proteinat që përmbajnë tirosinë, dhe 2- proteina qetësuese të cilat përmbajnë triptofan e cila relakson trurin. Një mëngjes me balancën e duhur të këtyre dy proteinave e ndihmon një fëmijë të fillojë ditën mbarë. Kombinimi duhur i karbohidrateve komplekse me proteinat është një bashkëveprim që rezulton në një ekuacion të tipit 1+1 =3. Pra, ato së bashku kanë efekt shumë më të dëshiruar sesa të marra veç e veç.

DjaliMëngjesi ideal për të vegjlit:

Bukë thekre + kos natyral + ½ mollë
Tost me gjizë, pak vaj ulliri, 1 kumbull vishnje
Trahana me pak fare vaj ulliri, gjizë, 5 kokrra rrush
1 kupë kos me banane
Disa “jo” për mëngjesin:

“Jo” drithrave të gatshme pasi kanë përpunim të “dhunshëm” ndaj drithit dhe shpeshherë shtohet sheqer dhe konservues.
“Jo” lëngjeve të shtrydhura pasi janë më inferiorë në krahasim me frutin e tërë!
Sigurisht, është ajo që hani, jo ajo që thoni që do të ndikojë fëmijën. Nëse ju vetë nuk uleni të hani vaktin e mëngjesit, vështirë se do të realizoni një fillim të mbarë për fëmijën tuaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...