E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Fëmijët dhe lojërat në natyrë: Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?

- Advertisement1-

Sa fëmijë ngjiten sot në pemë?

Studimet e reja nga Child Psychiatry & Human Development po bëhen në një kohë kur fëmijët e sotëm kanë më pak mundësi për lojëra në natyrë, me aventura argëtuese. Aktivitetet me biçikletë, ngjitja në pemë, kampingu në natyrë dhe shumë të tjera, sot bëhen gjithnjë e më pak. Një pakicë e prindërve shpesh lipset të argumentojë se lojërat në natyrë janë të rrezikshme, fëmijët kanë nevojë për mbikëqyrje dhe mund të lëndohen. Vlen të theksohet, se fëmijët mund të ndeshen me të njëjtat rreziqe edhe në platformat virtuale. Ku fëmijët rrezikojnë të bien pre e njerëzve të rrezikshëm, krijojnë varësi pas video-lojërave, rriten më të izoluar. Çdo lojë mund të kthehet e rrezikshme kur fëmijët janë të pamonitoriar dhe pa praninë e një të rrituri.

- Advertisement -

Përparësia e fëmijëve të sotëm

Brezat e sotëm kanë fatin të kenë në duar edhe librin edhe videolojërat. Të ekuilibruara, të dy këta faktorë ndikojnë në rritjen e shëndetshme të fëmijës. Një tjetër pol pozitiv për fëmijët e sotëm janë librat me ilustrime, që magjepsin edhe të rriturit, duke i futur në botën e imagjinatës. Nëse dikur fëmijët kishin topin dhe endjet në natyrë, sot kanë varietet nga më të shumtit, si: libra edukativ, lojëra më të mira, qendra kulturore. Një libër me përralla ndihmon të vegjlit, por shërben si terapi edhe për prindin, që i shijon të kthehet pas në nostalgjinë e kohëve të arta. Në këtë aspekt, cilido do e zilepste të qenurit një ‘Piter Pan”, qoftë edhe për një ditë. Impakti pozitivi që librat ilustrues kanë tek fëmijët ndikon në rritjen dhe përmirësimin e të menduarit, imagjinatës, gjithashtu edhe sjelljes.

Aktivitetet kushtuar fëmijëve

Vitet e fundit janë shtuar aktivitetet kulturore për fëmijë dhe këndet e leximit, jo vetëm brenda Tiranës, por edhe në rrethe. Kryeqyteti gëloi nga zërat dhe të qeshurat e fëmijëve. Ky muaj i kushtohet fëmijëve me konkurse motivuese, panaire, aktivitete. Përpos nismave të ndërmarra nga organizata, shoqata dhe shkollat, ekzistojnë dhe grupe prindërish të cilët vendosin të organizojnë shëtitje në ditët me diell dhe lojëra të shëndetshme. Me 1 Qershor u hap sipari i një serie me aktivitete dhe panairi i kushtuar librave për fëmijë. Në Pedonale gjendet e afishuar nga dita e djeshme stenda e Albas, me seritë e librave shumë të dashur për fëmijë. Recitimi i vjershave/poezive, këndet e leximit të përrallave, lojërat në natyrë rrisin brezat e shëndetshëm. Në parkun Rinia, këndi i leximit me shkrimtaren Rita Petro, ishte një kredhje në bukurinë e përrallave dhe miteve shqiptare.

Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur! Mos lejoni askënd t’i presë krahët fantazisë suaj, të qeshë me ëndrrat tuaja, të dyshojë në aftësitë tuaja, të mos u përgjigjet me sinqeritet pyetjeve tuaja, të mos i marrë me seriozitet dilemat tuaja, t’ju trajtojë si lodër apo ta kthejë dashurinë e kujdesin në zotërimin tuaj. Që kur lind ti je Ti, jo Ne! Dhe mos harro, kur ndihesh i trishtuar apo i vetmuar, miku yt më i mirë do të jetë libri. – Rita Petro.

/portali shkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...