Një fëmijë spirancë është ai që është i bllokuar në frikën dhe nevojat e prindërve të tij. Një fëmijë spirancë është ai, ngjizja dhe edukimi i të cilit ka për qëllim plotësimin e nevojave të prindërve, të cilët nuk kujdesen për interesat dhe të ardhmen e atij fëmije, por për të parë të metat e tyre të plotësuara.
Prindërit e një fëmije spirancë priren të mendojnë se fëmija është i tyre,, pa e kuptuar që fëmija është një person i pavarur që duhet të bëjë jetën e tij dhe të mos plotësojë nevojat e tij.
Ka prindër te cilet qe nga fëmijëria e fëmijëve të tyre fillojnë të konceptojnë fatet e tyre bazuar në nevojat e tyre. Ata shohin tek fëmija një strehë nga vetmia ose një litar shpëtimi nga humbjet e pleqërisë apo dhimbjet e veta. Në këtë mënyrë ata nuk do të jenë kurrë vetëm.
Duket se ka një kordon kërthizor që nuk është prerë dhe, sa herë që fëmija dëshiron pak pavarësi dhe synon të eksplorojë, prindërit e tij do të kapin një fije për ta shmangur atë.
Dhe, këta fëmijë nuk e eksplorojnë botën me sytë e tyre, ata e bëjnë atë me sytë e prindërve të tyre. Që në vitet e hershme të fëmijërisë, atyre u mësohet se qetësia e prindërve mbizotëron mbi interesat e tyre: “Nuk të lë të shkosh në atë ekskursion, sepse do të vuaj nëse të ndodh diçka”; “Mos u kthe vonë në shtëpi se nuk fle gjithë natën në rast se të ndodh diçka”; “Mos e prano atë punë në Angli, sepse atëherë do të na duhet të ndahemi dhe nuk do të mund te te shoh shumë.” Kështu, i vogli, për të zbutur ndjenjën e fajit, përfundon duke u dorëzuar para interesave atërore dhe memesore.
Ekziston pra, një linjë e mbimbrojtjes educative në të cilën, në vend të mbrojtjes, fëmijët janë të paaftë për të eksploruar. Si pasojë, i mituri do të përfundojë duke besuar se nuk është në gjendje ta bëjë këtë.
Nga ana tjetër, ka fëmijë që rriten duke zhvilluar aftësinë për të kuptuar se gjithçka që kanë përjetuar në fëmijëri është pasoja e pasigurisë së prindërve. Pra, ata ‘fluturojnë’ nga ajo fole e nënës dhe e babait për të larguar nga jeta e tyre ndjenjat e fajit për distancimin emocional nga prindërit e tyre, ndërsa keta te fundit mund t’i qortojnë se janë ‘fëmijë të këqij’ që e kanë prerë ‘kordonin e kërthizës’ dhe se nuk mund të vazhdojnë t’u imponojnë çdo gjë.