E hënë, 20 Janar, 2025

Fëmija në një krevat me prindërit? Disa të mira dhe një rrezik shumë i madh

- Advertisement1-

E mban fëmijën për të fjetur në mes të krevatit? Përveç kënaqësisë nga përqafimet apo të pasurit aty afër, nën kontroll, ka edhe një problem të madh që e sqaron Lira Gjika.


“Të fjeturit e fëmijës, në një krevat me prindërit, ka të mirat e veta, por ka edhe një problem shumë të madh. Sipas specialistëve, të fjeturit e fëmijës në një krevat me prindërit, krijon shumë nxehtësi dhe fëmija, duke pasur trurin të parritur dhe të pa pjekur, për pasojë edhe qendrat e frymëmarrjes janë të pa pjekura. Kështu, fëmija nuk arrin të realizojë frymëmarrje të plotë siç ndodh kur është zgjuar.

- Advertisement -

Frymëmarrja bëhet superficiale dhe në vend që të marrë oksigjenin dhe të nxjerrë anhidritin karbonik, e rithith anhidritin karbonik dhe kështu mund të ndodhë “sindromi i vdekjes së menjëhershme”. Ky rrezik shtohet edhe më shumë nëse prindërit, qofte edhe njeri janë duhanpirës. Kjo gjendje, ky sindrom, ndodh nga mosha 6 muaj deri në moshën 5 vjeç.

Prindër kini kujdes, në dhomat ku flenë fëmijët t`i mbani temperaturat nën 20 gradë. Mos i mbuloni dhe vishni trashë fëmijët kur i vini në gjumë. Fëmija më mirë të flejë në një mjedis të freskët, pasi është edhe më i shëndetshëm. Bakteret dhe viruset nuk janë shume aktiv kur temperaturat e mjedisit janë nën 20 gradë, kështu edhe sistemi imunitar fuqizohet edhe më shumë dhe minimizohet rreziku për sindromin e vdekjes se menjëhershme”, shkruan Lira Gjika.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...