E diel, 24 Nëntor, 2024

Fëmija kalon shumë kohë para ekranit? Këto janë arsyet pse nuk duhet të ndiheni fajtorë

- Advertisement1-

Shumica prej nesh është rritur në një periudhw kur “koha e ekranit” nuk ishte një koncept.

Shpesh prindërit e kanë të vështirë të mbajnë larg ekraneve të ndryshëm fëmijët e tyre.

- Advertisement -

Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se është brenda normave 1 deri në 7 orë në javë përpara televizorit apo video-lojërave.

Fëmijët e duan ekranin. Nga ana tjetër, prindërit duket se gjejnë pak qetësi teksa fëmjët hutohen.

Prapëseprapë, prindërit skuqen dhe ulin kokën kur pranojnë se janë të detyruar ta bëjnë këtë, sepse është e vetmja mënyrë që të merren me punë të tjera, siç është pregatitja e darkës.

Por nuk ka asnjë problem që fëmijët të shohin televizor dhe nëse e bëjnë shpesh, kjo mund të sjellë qetësi dhe gëzim në familje.

“Ne e dimë se shumica e fëmijëve që shohin televizor do të jenë mirë. Por prindërit që kanë fëmijë me çrregullime të sjelljes ose që vuajnw nga autizmi, kërkojnë një kujdes të veçantë.”- tha Anya Kamenetz, një korrespondente edukimi në NPR (radio publike private).

Problemi nuk është televizioni, por ajo që mund të zëvendësojë ai. Nëse ulja para televizionit kthehet në aktivitet fizik, atëherë po, problemet mund të shfaqen. Por një film vizatimor në ditë nuk do t’i hapë rrugë problemeve. Kamenetz shpjegoi se zhvendosja e kulturës rreth kohës së ekranit nuk është rezultat i përdorimit të shtuar.

- Advertisement -rrrrrrr

“Sot, fëmijët nuk shpenzojnë më shumë kohë para ekranit sesa në vitet ’80.”- tha ajo

Përkundrazi, turpi dhe hidhërimi buron nga ngritja e një kulturë prindërimi (plot me prindër të arsimuar dhe të pasur), e cila pret që nëna dhe babai t’u kushtohen intensivisht fëmijëve.

Por vihet re se prindi po dembelizohet dhe fëmiaj nuk po angazhohet në aktivitete fizike. Kamanetz sugjeron që prindërit të shohin televizor me fëmijët sa më shpesh që të jetë e mundur. Kjo u jep mundësinë të diskutojnë me fëmijët karakteristikat e personazheve dhet’i ndihmojnë ata të mbajnë qëndrime.

Televizioni u jep prindërve një shans për të kuptuar më mirë fëmijët e tyre.

Ky funskion shoqëror i televizionit, nuk ndihmon vetëm marrëdhënien me fëmijët e rritur (adoleshentë), por edhe lidhjen e fëmijëve me njëri-tjetrin. Interesi i përbashkët për shfaqjet televizive dhe filmat mund të ndihmojë në krijimin e marrëdhënieve dhe mund t’i kthejë situatat e reja apo të frikshme në diçka sociale për fëmijët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...