Fëmija im është nën peshë, çfarë duhet të bëj?

- Advertisement -

Në radhë të parë, përpiquni të mos ju kapë ankthi. Shumica e fëmijëve kalojnë një fazë kur nuk dëshirojnë të hanë, por janë më të përqëndruar tek lodrat, gjërat e reja që mësojnë dhe eksplorojnë.

- paragrafi 1 -

Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni nëse fëmija është apo jo nën peshë. Për këtë shkoni tek mjeku për të matur dhe peshuar foshnjën tuaj.

- Advertisement -

Disa fëmijë janë natyrshëm më të dobët e të hollë, sidomos nëse edhe prindërit kanë qenë kështu gjatë fëmijërisë.

Edhe nëse fëmija juaj është nën peshë, nuk ka gjasa të ndikojë në shëndetin ose zhvillimin e tij, veçanërisht nëse ju e kapni problemin herët.

Ka shumë mënyra si mund t’i shtoni orkesin fëmijës.

- Advertisement -

Mos ushtroni asnjëherë presion mbi fëmijën sepse nuk do të keni rezultat, vetëm do të refuzojnë edhe më shumë.

Vendosni orare të rregullta.

Mblidhuni e gjithë familja në tryezë.

Përqëndrohuni tek e ngrëna dhe biseda, duke fikur pajisjet teknologjike.

Nuk nuk mund të shtoni sasinë e ushqimeve, zgjidhni ushime që përmbajnë sasi më të larta kalorish.

Sigurohuni që qumështi dhe nënproduktet e tij të mos kenë sasi të lartë yndyre.

Jepini vitamina në formë suplementesh.

Nëse konfirmoni se fëmija është nën peshë, mos i jepni shumë makarona, bukë e oriz sepse këto ushqime do e ngopin shpejt dhe zvogëlojnë aftësinë e fëmijës për të thitur vitamina dhe minerale thelbësore.