E shtunë, 18 Janar, 2025

Fëmija im 2-vjeçar zemërohet shumë. A është normale?

- Advertisement1-

Aty nga mosha 2-3 vjeç, meqë arrijnë njëfarë zhvillimi, fëmijët në kërkim të pavarësisë së mëtejshme sillen nëpër shtëpi si “zbulues”, qëndrojnë para pasqyrës duke thënë “jo, jo”, duan të arrijnë e të kapin çdo gjë (duke u bërë ndonjëherë viktima aksidentesh), kundërshtojnë vend e pa vend çdo gjë (të vishen, të ushqehen etj) e nuk binden si më parë.


Shpesh reagojnë me shenja zemërimi të tepruar e veprime të dhunshme, duke krijuar përshtypjen se kanë ndërruar karakter. Në të vërtetë nuk ka ndryshuar asgjë. Kemi të bëjmë me një etapë kalimtare, pa probleme karakteri, por që duhet trajtuar me kujdes. Për të mësuar ç’keni bërë ju në atë moshë, pyesni prindërit tuaj.

- Advertisement -

Si duhet vepruar?

Duke njohur dukuritë e moshës, mundohuni të gjeni pozicionin tuaj në raport me fëmijën. Mundësisht krijoni kushte për të shprehur energjitë e tij, siguroni lodra që vënë në lëvizje aftësitë e moshës, tërhiqeni në shëtitje, argëtime etj.

Ndaj kërkesave të tepruara e tekave, mendohuni mirë para se të thoni “jo” dhe mos u thyeni asnjëherë para veprimeve të tij. Në raste të tilla, bëni mirë ta injoroni duke i dhënë përshtypjen se po merreni me punë të tjera. Rëndësi të veçantë ka të mos ketë të çara midis pjesëtarëve të familjes, pasi të vegjlit këto të çara i shfrytëzojnë me mjeshtëri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...