E diel, 19 Janar, 2025

Fëmija i parë afgan në Shqipëri është djalë, prindërit i vendosin emër shqiptar

- Advertisement1-

Në spitalin e Lezhës ditën e sotme ka lindur fëmija i parë afgan.


Ai është sjellë në jetë nga një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Doktori që priti bebin Nikoll Brozi shprehet se djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërkohë që në spital kanë mbërritur dhe të tjera gra afgane, të cilat janë në pritje të fëmijëve të tyre.

Ai thotë se një pjesë e tyre kanë shfaqur probleme të zakonshme të shtazënisë, ndërkohë që familja afgane nuk pranon të flasë, për shkak të frikës mbi sigurinë e tyre.

Prej disa javësh në vendin tonë, në Shëngjin, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Tiranë janë akomoduar qindra afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët, dhe mbahen në Shqipëri kryesisht në sajë të ndihmave të marra nga Organizata Joqeveritare.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...