E premte, 13 Dhjetor, 2024

Fëmija dhunohet në çerdhe, drejtoresha mbrohet: Dëmtoi veten

- Advertisement1-

Emisioni “Stop” në Tv Klan, këtë të martë ka trajtuar një temë shumë të ndjeshme, dhunën ndaj fëmijëve të mitur.

Edhe herë të tjera “Stop” ka trajtuar tema të tilla, të cilat pas denoncimit kanë gjetur zgjidhje.

- Advertisement -

Sot “Stop” publikoi një incident dhune ndaj një fëmije 2 vjeç në çerdhen dhe kopshtin privat “ The Future”, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nëna e 2-vjeçarit, e cila ka bërë dhe denoncimin në “Stop” tregon se në datën 29 shtator, e telefonon drejtoresha e çerdhes, duke i kërkuar të shkojë të marrë fëmijën, pasi ai dëmtuar veten.

E ëma e gjen fëmijën të grricur e çjerrë në fytyrë nga njëra anë dhe kafshuar në anën tjetër. Pasi kërkon shpjegime nga drejtuesit e çerdhes, drejtuesit e çerdhes nxjerrin versionin e ri, që e ka dëmtuar një fëmijë tjetër. “Unë si prind them se është mungesë neglizhencë nga stafi. Kam kërkuar kamerat, pasi në fillim kur ka dërguar fëmijën në këtë kopsht më thanë se ka kamera, por tani më shpjeguan se nuk ka kamera në dhomën e gjumit”, shprehet nëna e fëmijës.

Zonja ka kërkuar hapjen e kamerave, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me fëmijën e saj, ndërsa ka bërë edhe denoncim në komisariatin Nr.3 në Tiranë, pasi anjë prej edkutaoreve nuk mban përgjejgësi për dëmtimin e fëmijës dhe justifikohen duke thënë se nuk kanë qenë në dhomë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Nëna e fëmijës: Denoncimin e kam mbrëmë mbrëmë, më thanë që të telefonoja me këtë numër.

Polici Griseld Stafa: Po, po!

Nëna e fëmijës: Ju jeni Grsield Stafa?

- Advertisement -rrrrrrr

Polici Griseld Stafa: Po unë jam. Unë jam, unë jam.

Nëna e fëmijës:  Do vini në të kontrolloni ambientin. Si do procedohet?

Polici Griseld Stafa: Si e ka emrin ai kopshti?

Nëna e fëmijës: “The future”

Polici Griseld Stafa: Ku ndodhet ky, kshu fiks?

Nëna e fëmijës: Në Don Bosko.

Polici Griseld Stafa: Ok, mirë dakord!

Nëna e fëmijës: Po kur do shkoni.

Polici Griseld Stafa: Ne tashi jemi këtu ke “Ministria e Drejtësisë”, se do bëhet një protestë!

Nëna e fëmijës: Është më e rëndësishme protesta se dhunimi i fëmijës tim?

Polici Griseld Stafa: Po tashi ca t’ them unë tashi? Nuk e di tashi… në rregull, në rregull…

Nëna e fëmijës: Po më jep pra përgjigje,ç’a është kjo në rregull.

Polici Griseld Stafa: Do ta ndjek unë pra, në rregull!

Nëna e fëmijës: Ju lutem merreni seriozisht se kemi të bëjmë me një fëmijë.

Polici Griseld Stafa: Po patjetër, patjetër!

Nëna e fëmijës: Bëhet fjalë për fëmijë dhe ata mund të fshijnë kamerat.

Polici Griseld Stafa: Nuk i fshijnë dot kamerat, jo!

Nëna e fëmijës shprehet se do i shkojë deri në fund kësaj çëshje, pasi do të zbuloje se çfarë i ka ndodhur djalit të saj. “Duhet të mbajë dikush përgjegjësi në këtë kopsht”, shprehet ajo.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë, nëna i drejtohet çerdhes, ku drejtoresha i kërkon ndjesë, duke i thënë se tani do t’i rrijë në kokë fëmijës.

Qytetarja: Si kalove Arjana? Mund të flasim pak për pjesën e çunit?

Drejtoresha: Unë ta kam treguar të vërtetën!

Qytetarja: Versionin, që fëmija është bërë vetë.

Drejtoresha: Të kam thënë atë, që më kanë thënë gocat( edukatoret).

Edukatorja: Arjana, t’i mbaj tek klasa?

Drejtoresha: Jo, jo, se nuk…bëhen si histerike, dhe mërziten prindërit, o Anxh.

Qytetarja: E ka parë njeri, që ai është bërë vetë?

Drejtoresha: E kanë parë me vonesë!

Qytetarja: E ka arrit në konkluzionin, që është bërë vetë pa e parë ajo, se cfarë ka ndodh.

Drejtoresha: Gocat( edukatoret) thanë, meqë ishte xxx aty(fëmijë tjetër) afër, menduan, se xxx ka tendencë të gërrici, dhe mami vet nuk e mohon atë. As ato nuk janë të sigurta, tashi!

Qytetarja: Atëherë, kur nuk janë të sigurta, pse japin versionin, që fëmija është bërë vetë? Këtu janë dhëmbë, njëri krah.

Drejtoresha: Dhëmbë?

Qytetarja: Krahu tjetër, janë thonj!

Drejtoresha: Pse dhëmbë janë këtu?

Qytetarja: Po, janë dhëmbë!

Drejtoresha: S’ia kam vënë re! Unë ia thashë edhe sot, o goca po pse me goca? A e patë? Po s’e kemi parë me Arjanë,- thotë Migena (edukatore). Nuk e kam parë!

Qytetarja: Atëherë, thuaji Migenës- je e papërgjegjshme! Unë e kam problemin këtu: përvec pjesës, që ai ëshët dëmtuar fizikisht, djali im nuk është mirë! Nuk më duron dot mua! Është në një fazë, që nuk fle gjithë natën! Zgjohet natën, më sheh mua si “gogol”.

Drejtoresha: Po mirë, se…

Qytetarja: E kam cuar tek lodrat këtu (pranë cerdhes), dmth kishte kap makinën, lozte dhe qante. Nuk është mirë psikologjikisht, që do të thotë, me të vërtetë është trembur!

Drejtoresha: Unë të thashë ty, sille, se unë do t’i qëndroj në kokë! Unë të thashë.

Qytetarja: Ku të kem unë besim! Të sjell unë fëminë?

Drejtoresha: Ta garantoj unë atë!

Qytetarja: Këtë ma ke garantu që ditën e parë, Arjanë! Arjana, do ta zgjidhim në rrugë ligjore. Vazhdojmë rrugën ligjore, ishalla qetësohemi dy palët! Kaq!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet edukatorja Arife Gashi nga Kijeva – për afër tre dekada edukoi shumë breza

Pas afër tre dekadash kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot Arife Gashi, edukatore...

Lajm i mirë: Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë pajiset me 20 kompjuterë të rinj

Komuna e Prishtinës e ka pajisur kabinetin e teknologjisë të shkollës "Nazim Gafurri" me...

Këta janë studentët që kanë fituar bursa 7 mijë euro në universitetet më të mira në botë – EMRAT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar emrat e studentëve që kanë përfituar bursa...

Tri shkolla të Komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani”, SHFMU “Astrit Bytyçi” dhe SHFMU “Tefik Çanga” shpërblehen me...