Fejton Sylejmani diplomon master në Universitetin e Salzburgut



nder titull

- Advertisement5 -

Fejton Sylejmani ka përmbyllur me sukses studimet master në Universitetin e Salzburgut në Austri, duke fituar gradën Master i Arteve (Master of Arts) në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Teori Politike”.

- paragrafi 1 -

Përmes një njoftimi, Sylejmani bëri të ditur se ky sukses vjen pas tre vitesh angazhim të vazhdueshëm akademik dhe pothuajse një viti pune intensive në përgatitjen e temës së diplomës, gjatë një periudhe të kaluar 1,243 kilometra larg familjes, miqve dhe vendlindjes.

- Advertisement - M1

“Tri vite angazhim studentor për t’i përfunduar studimet, e gati një vit duke punuar në temën e diplomës, 1243 kilometra larg shtëpisë, familjes, shoqërisë e njerëzve më të dashur, u konkluduan sot”, ka shkruar ai.

img 1244

Sylejmani ia ka dedikuar këtë arritje gjyshit të tij të ndjerë, Aga Ali, për të cilin thotë se e motivoi vazhdimisht të ndiqte rrugën e dijes. Mirënjohje ai ka shprehur edhe për familjen e tij – Reshatin, Sadberen dhe Flakronin – si dhe për Adrianën, të cilën e falënderoi për mbështetjen dhe motivimin gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

- Advertisement - m2

Tema e diplomës së tij fokusohet në proceset demokratizuese në shtetet tranzicionale, duke analizuar nëse zgjedhjet e shpeshta – pesë procese zgjedhore brenda 12 vjetëve – përbëjnë një indikator pozitiv të demokratizimit.

Diplomimi i Sylejmanit në një nga universitetet e njohura evropiane shënon një tjetër sukses të një studenti nga Kosova në arenën ndërkombëtare akademike./ Marrë nga Albinfo.at

Shqip | English