Fehmi Sejdiu, mësimdhënësi që kapi ditarin nga viti 2010 – vazhdon edukimin e brezave edhe sot

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh është ndoshta e vetmja shkollë në Kosovë që ua dedikon nga një shkrim mësimdhënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Sot ka prezantuar mësuesin Fehmi Sejdiu, i  cili nisi punën në arsim nga viti 2010, dhe vazhdon të japë kontributin në edukimin e brezave, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me mësuesin Fehmi Sejdiu!

- Advertisement - m2

U lind në fshatin Dobratin. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Kërpimeh dhe Podujevë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, si dhe në programin fillor.

Punën në arsim e filloi në shtator të vitit 2010 në shkollën e fshatit Bajqinë, ndërsa që nga shtatori i vitit 2017, është pjesë e shkollës tonë!

Përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon të jap kontributin e tij edhe në aktivitete tjera përfituese me nxënësit tanë!

Aktualisht punon me klasën e katërt!

FB IMG 1711130610510