Fatmire Misini Bajrami është zgjedhur mësuesja më e dalluar për vitin 2024-2025 në shkollën “Abdullah Shabani”, në Carralevë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
FATMIRE MISINI- BAJRAMI zgjedhet mësimdhënëse e dalluar për vitin 2024/25📚🌺
Për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime në krye me drejtoreshen e arsimit znj. Yllka Fejzullahu dhe kryetarit të komunës z. Qemajl Aliu ka organizuar ceremoninë tashmë tradicionale të zgjedhjes së punëtorit më të dalluar të vitit 2024/25 me ç‘rast janë ndarë edhe mirënjohje për mësimdhënës të dalluar për secilën shkollë.
Për kontributin e dhënë në procesin Edukativo – Arsimor, epitetin për mësimdhënësin më të dalluar në shkollën “ Abdullah Shabani” Carralevë e mori mësimdhënsja Fatmire Misini – -Bajrami njëkohësisht u nderuan me mirënjohje veteranët e arsimit për kontributin shumë vjeqar z.Sejdi Beha si dhe mirënjohje postmordium për të ndjerin mësimdhënësin Hilmi Qerkini.
Shkolla jonë u është mirënjohëse mësimdhënësve për kontributin shumëvjeqar të dhënë në edukimin e brezave të rinj dhe i dëshirojmë shëndet e suksese të vazhdueshme.
Gëzuar, 7 Marsi! 📚🌺
Me respekt,drejtori
Faton Ahmeti