Fatmire Latifi Menxhiqi, arsimtarja e gjuhës angleze që kapi ditarin për herë të parë në vitin 2006

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Sot ka prezantuar arsimtaren e gjuhës angleze Fatmire Latifi Menxhiqi, e cila kapi ditarin për herë të parë në vitin 2006, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtaren e gjuhës angleze Fatmire Latifi Menxhiqi!

- Advertisement -

U lind në fshatin Kërpimeh. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Podujevë!

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Gjuhë dhe letërsi angleze si dhe në master në Universitetin Shtetëror të Tetovës, drejtimi i gjuhës angleze.

Punën në arsim e filloi në shtator të vitit 2006, në disa shkolla të Podujevës, e më pas u transferua në shkollën tonë ku edhe punon aktualisht.

Përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon të jap kontributin e saj edhe në aktivitete të lira, së bashku me nxënësit tanë!