E hënë, 24 Shkurt, 2025

Fatmire Kollçaku: Ata që shkollohen në Kosovë, të detyrohen që 5 vjet të punojnë në institucione publike

- Advertisement1-

Deputetja e VV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku, ka parashtruar në Kuvend një kërkesë lidhur me studentët që kryejnë shkollimin në Kosovë.

Ajo ka propozuar që të gjithë ata që shkollohen këtu, të nënshkruajnë kontrata që të paktën për 5 vjet të punojnë në institucione publike, në vend se të hyjnë në ato private ose të ikin jashtë shtetit.

- Advertisement -

Kështu, tha deputetja, nuk do të ketë boshllëk në staf profesional përkatës deri të shkollohet kuadri pasues.

“I ftoj që të gjithë ata që për hir të shkollimit që e kanë bërë në Republikën e Kosovës, për hir të investimeve që u nda për shkollimin e tyre përveç buxhetit familjar, që në kontratat që do të nënshkruhen në të ardhmen, të garantohet që edhe së paku pesë vite të kenë detyrim që të punojnë në institucionet publike deri të shkollohet kuadri pasues. Në mënyrë që të mos ketë boshllëk”, ka thënë ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...